Shkencëtarët: Jashtëtokësorët na kanë zbuluar, po na shohin si në kopsht zoologjik

  • 31 March 2019 - 13:58
Shkencëtarët: Jashtëtokësorët na kanë zbuluar, po na shohin si në kopsht zoologjik

Pavarësisht përpjekjeve ndër vite, ne nuk kemi gjetur ende një provë që të vërtetojë ekzistencën e jetës jashtëtokësore, por kjo nuk do të thotë që ata nuk na kanë zbuluar ne.

Të paktën kështu sygjerojnë një grup shkencëtarësh, të cilët u mblodhën këtë javë në Paris për të diskutuar për jetën aliene.

Sipas tyre, jashtëtokësorët mund të na kenë zbuluar dhe po e fshehin ekzistencën e tyre me qëllim, pasi njerëzit mund ta kenë të pamundur që ta pranojnë ekzistencën e tyre.

Kërkuesit tek mbledhja ndërkombëtare, METI propozojnë se alienët po na mbajnë në një “kopsht zoologjik galaktik, dhe thjesht na shohin nga larg.

Jean-Pierre Rospars, drejtues në Institut National de la Recherche Agronomique, u shpreh:

“Duket e mundshme që jashtëtokësorët po na imponojnë një” karantinë galaktike “sepse ata e kuptojnë se do të ishte shkatërrim kulturor për ne nëse do të mësonim rreth tyre”.

(Kosova Sot)