Pamjet e para të një vrime të zezë në Rrugën e Qumështit mund të shfaqen së shpejti nga astronomët

  • 01 April 2019 - 18:32
Pamjet e para të një vrime të zezë në Rrugën e Qumështit mund të shfaqen së shpejti nga astronomët

Vrojtimet direkte të këtyre trupave të mëdhenj astronomikë nuk kanë ndodhur më herët, por hulumtuesit e Obzervatorit Jugor te Evropës më në fund kanë arritur ta bëjnë këtë gjë.

Astronomët ndërkombëtarë kanë vrojtuar dy caqe kryesore, duke përfshirë yllin Sagittarius A, i ndodhur në qendër të galaksisë sonë, e njohur si Rruga e Qumshtit.

Një tjetër cak besohet të jetë M87 në grupin e yjësive Virgo të galaksisë.

Vrojtimet në këtë vrimë të zezë janë kryer në kuadër të projektit të quajtur “Event Horizon Telescope”, i cili përfshin një varg teleskopësh.

Profesori Peter Galison, i cili punon në projekt, tha se nëse projekti është i suksesshëm, imazhi i fotografisë do të bëhet “Imazhi me ikonik i shkencës”.

Nëse hulumtuesit do të jenë të suksesshëm të kapin këtë fotografi, kjo do të ishte kthesa më e madhe në 50 vjetët e fundit në astronomi, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot)