Shkencëtarët konfirmojnë: Ka prezencë të metanit në Mars

  • 13 April 2019 - 18:08
Shkencëtarët konfirmojnë: Ka prezencë të metanit në Mars

Dy misione kanë hulumtuar planetin e kuq kanë detektuar metan të pavarur afër kraterit të Gales në Mars që ndahen me vetëm një ditë

Metani thuhet se është një shenjë premtuese në kërkim të jetës për shkak të lidhjeve me aktivitetet biologjike në Tokë.

Roboti Curiosity i NASA=s së pari ka matur një “sinjal të fortë” të molekulave më 15 qershor 2013. Por, disa ekspert kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e këtij zbulimi.

Tani, pas një ri analizimi te të dhënave të mbledhura nga Mars Express të ESA-së është zbuluar se roboti ka marrë burime të metanit një ditë pas Curiosity-s, që në mënyrë efektive e konfirmon prezencën e këtij elementi në këtë planet.

Të dhant tregojnë që “një elenti i tillë është gjetë nga 15 pjesët për miliard të volumit të metanit në atmosferën e planetit”, një ditë pasi që Curiosity raportojë një sasi prej 6 ppb, thotë autori i studimit, Marco Giuranna nga Instituti për Hapësirë, Astrofizikë dhe Planetologji, transmeton GazetaExpress.  

“Edhe pse pjesa për miliard do të thotë një sasi shumë e vogël e tij, është e qartë që ai është i pranishëm në mars-matjet tona korrespondojnë me një mesatare prej 46 tonë të metanit që është prezent në këtë zonë prej 49 000 kilometra katrorë që është hulumtuar nga orbita e jonë”, tha Giuranna.

Metani mund të prodhohet me anë të proceseve biologjike dhe gjeologjike, kështu që prezenca e tij nuk është shenjë definitive se aty ka jetë.

Por, mund të jetë një pikë për shkencëtarët për të bërë kërkime të duhura.

Përderisa fillimisht besohet që metani vinte nga brendësia e kraterit, analizat e reja kanë ndryshuar.

Në vend të kësaj, shkencëtarët tani dyshojnë se metani po lirohet nga një shtresë akulli në lindje të kraterit.

“Ne kemi identifikuar gabime tektonike që mund të shtrihen përtej këtij rajoni ku mund të këtë pak akull”, thotë bashkëautori i studimit Giuseppe Etiope nga Instituti Kombëtarë për Gjeofizikë dhe Vullkanologji në Romë.

“Pasi që gurët e akullt janë një vulë e shkëlqyeshme që vërteton praninë e metanit, është e mundshme që akulli në nën-sipërfaqe të shfaqet në mënyrë episodike gjatë thyerjes së tij”.

“Për ta kuptuar më mirë, ne pamë që simulimet atmosferike dhe vlerësimet gjeologjike, që paraqiten në mënyrë të pavarur me njëra-tjetrën, që tregon se rajoni i njëjtë ka prani të metanit”.

Deri me tani, nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërndarjen e Metanit.

Në Tokë, metani zakonisht metani emetohet gjatë vijave të grimave të fushave me gaz natyral në një proces që njihet edhe si rrjedhje e gazit.

Ekzistojnë edhe lirime me kohëzgjatje, të cilat mund ti shohim, për shembull në baltën e vullkaneve aktive.

“Rezultatet tonë mbështesin idenë që metani që lirohet në Mars mund të karakterizohet nga ngjarjet gjeologjike të vogla dhe të përkohshme që vazhdimisht janë aktive sikurse në globin tonë, por ne po ashtu kemi nevojë që ta hulumtojmë më mirë se si metani është larguar nga atmosfera e planetit dhe si ti përputhim të dhënat e Mars Express me rezultatet e misioneve tjera”, thotë bashkautori i studimit Frank Daerden nga Instituti Mbretëror belg për Hapësirë dhe Astronomi në Bruksel.

“Ne do të rianalizojmë edhe më shumë të dhëna të mbledhura nga instrumentet tonë nga e kaluara, përderisa do të vazhdojmë që ti monitorojmë të dhënat tonë, përfshirë këtu edhe disa vazhdime nga ExoMars Trace Gas Orbiter”, tha  Giuranna said. 

(Kosova Sot)