Inteligjenca artificiale frikëson 57% të amerikanëve

  • 28 April 2019 - 14:13
Inteligjenca artificiale frikëson 57% të amerikanëve

Inteligjenca artificiale frikëson amerikanët, sipas një sondazhi të ScottRasmussen.com, ku për 57% të tyre ajo në një farë mënyre përbën një kërcënim për racën njerëzore, ndërsa për 16% të tjerë është një kërcënim shumë serioz.

Votuesit më të rinj janë më të shqetësuar për efektin e inteligjencës artificiale sesa votuesit mbi 50 vjeç dhe republikanët janë më të shqetësuar se sa demokratët dhe të pavarurit. 

Për më tepër, të dhënat më të fundit tregojnë se sipas 28% të votuesve, kompanitë e teknologjisë duhet të marrin një leje nga qeveria përpara se të ofrojnë shërbimet e tyre për konsumatorët.

(Kosova Sot)