10 pyetjet të cilave shkenca nuk mund t’i përgjigjet

  • 29 April 2019 - 10:06
10 pyetjet të cilave shkenca nuk mund t’i përgjigjet

Shkenca ka arritur që të evoluojë shumë, por ekzistojnë disa gjëra të cilat ajo ende nuk ka arritur që t’i jap përgjigje.

Shkenca ka arritur dhe është zhvilluar shumë shpejtë, por disa pyetje ende kanë mbetur të pazgjidhura.

Në vazhdim gjeni 10 pyetje të cilave shkenca ende nuk ka arritur t’i jap përgjigje.

10. A ekziston Zoti?

Shkencëtarët pretendojnë se para 13.7 milionë viteve më parë, Big Bangu e krijoi universin. Gjithsesi shkenca nuk ka treguar përse ndodhi Big Bangu, dhe çfarë i parapriu atij. E përtej kësaj, shkencëtarët ende debatojnë se si është krijuar organizmi i parë jetësorë, nga një materie pa jetë.

Matematicienti Roger Penrose kalkuloi se probabiliteti i krijimit të universit të mbushur me jetë, do të jetë një numër i afërt me zero.

Pyetja mbetet nëse ekziston një fuçi mbinatyrore që përtej të gjitha pengesave, arriti të krijojë universin.

9. Si janë të ruajtura kujtimet dhe si rikthehen?

Kur ne mësojmë diçka të re, ndryshime fizike shfaqen në trurin tonë, që shfaqet në formë të një rrjeti të sinapsave dhe neuroneve. Gjithsesi neurologët nuk e kanë kuptuar plotësisht se çfarë janë këto ndryshime, dhe si i mbajnë ato njohuritë.

Edhe pse disa teori ekzistojnë mbi atë se si ruhen mendimet, koncepti që i ka lënë neurologët në dilemë, është rikthimi i kujtimeve. Shkencëtarët shpresojnë që në të ardhmen ta zbulojnë se si ka mundësi, që brenda disa sekondave, ne jemi në gjendje të kujtojmë diçka që ka ndodhur disa dekada më parë.

Edhe pse kjo temë është hulumtuar mjaft shumë, ende mbetet e pazgjidhur.

8. Përse ëndërrojmë?

Civilizimet e hershme kanë besuar se ëndrrat janë një portë mes Botës dhe Zotit. Më vonë kjo teori u rrëzua nga shkenca, kur Frojdi shfaqi teorinë e tij që ëndrrat shprehin dëshirat e ndër dijes.

Shkenca ka zbuluar, se gjatë kohës sa ne ëndërrojmë, sytë tanë lëvizin në mënyrë të pandalshme. Gjithsesi mungon një shpjegim shkencor se pse ne shohim imazhe të ndryshme gjatë kohës sa jemi në gjumë?

7. Përse na hapet goja

Mesatarisht, një person e hap gojën rreth 250.000 herë në jetën e tij. Edhe pse është shumë e shpeshtë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të tregojnë se përse ekziston ky refleks i përbashkët.

Gjithsesi një studim tregon se hapja e gojës i relakson qelizat e trurit, dhe na ndihmon që të kemi një përformancë më të mirë në mendim. Por shkencëtarët të cilët e hulumtojnë këtë fushë, thanë se kjo teori nuk ka mbështetje të duhur shkencore. Fakti se hapja e gojës është “ngjitëse”, e bën këtë proces edhe më të mistershëm.

6. Nga çka është i përbërë Universi?

Atomet, të cilat formojnë çdo gjë që ne e shohim në tokë, e përbëjnë vetëm 5% të universit, por astrologët ende nuk mund të shpjegojnë se nga çka është e përbërë 95% i mbetur.

Në vitet e fundit, astrologët kanë zbuluar se një pjesë e madhe e universit përbëhet prej dy entiteteve: Materia e zezë dhe Energjia e zezë.

Materia e zezë besohet se i mban galaksitë të bashkuara me njëra-tjetrën, ndërsa Energjia e zezë besohet se e shtynë universin drejtë zgjerimit. Por duke e ditur se Materia e zezë dhe Energjia e zezë janë të padukshme ndaj dritës dhe rrezatimit elektromagnetik, është e pamundur që të dihet ose të kuptohet se çfarë janë ato.

5.Çfarë ndodhë pas vdekjes?

Shkencëtarët kanë zbuluar dy lloje të vdekjeve, vdekja klinike: kur zemra pushon së rrahuri dhe vdekja biologjike: kur ndalojnë të gjitha organet tjera. Gjithsesi, çfarë ndodh me ne pas vdekjes mbetet ende për tu zbuluar.

Disa njerëz që thonë se e kanë përjetuar vdekjen tek sa i afrohet, thanë që kanë dalë nga trupi dhe i kanë takuar të dashurit e tyre. Por sa mund t’i besojmë kësaj teorie, ose sa mundet shkenca që ta vërtetojë këtë teori.

Pa marrë parasysh hulumtimet shkencore, ende asgjë konkrete nuk është zbuluar për këto fenomene shpirtërore.

4. A mund të zgjohemi 200 vite në të ardhmen?

Ideja e ngrirjes së trupit, është ide e cila ka qarkulluar tek shkencëtarët për dekada. Kjo ide e përfshinë ngrirjen e trupit të personit në temperatura të ulëta, dhe pastaj të zgjohet në periudhën pas qindra vitesh.

Kjo ide më së shumti tentohet të zhvillohet për shkak se ende ekzistojnë shumë sëmundje që nuk i është gjetur ilaçi. Andaj njerëzit dalin vullnetarë që të ngrihen, në mënyrë që të zgjohen kur ilaçi të zbulohet.

Shkencëtarët kanë arritur që të kenë sukses në ngrirjen dhe pastaj rikthimin në jetë pas një kohe të insekteve, ose qelizave të gjakut, por ngrirja e trupit të njeriut ende mbetet sfidë për shkencën.

3. Çfarë gjendet pas së një vrime të zezë.

Vrimat e zeza kanë një tërheqje gravitacionale, që është aq e fortë sa nëse një gjë hyn, e ka të pamundur që të dalë jashtë.

Edhe pse astrologët kanë zbuluar shumë informacione për vrimat e zeza, ata ende e kanë të pa mundur çfarë qëndron pas saj. Albert Ajnshtajni besonte se vrima e zezë është një formë e konit, e cila shkon duke u ngushtuar deri në fund, e disa besojnë se ajo të dërgon në universe tjera.

Por asnjëra nuk është vërtetuar, ndërsa e vërteta mbetet mister.

2. A ekzistojnë fantazmat?

Prezenca e fantazmave që qëndrojnë në planetin tokë, është temë e debatueshme për mijëra vite. Sot ka mijëra foto, video dhe dëshmitarë që thonë se e kanë parë një të tillë.

Shkencëtarët dhe gjuetarët e fantazmave kanë përdorur fushat elektromagnetike për t’i detektuar, por kurrë nuk është vërtetuar ekzistenca e tyre. Shumica e shkencëtarëve besojnë se ky fenomen është thjesht çështje mendore, ku truri lidhet me fusha elektronike që pastaj shfaqen dridhjet.

Gjithsesi këto teori nuk mund të vërtetohen, duke e lënë ekzistencën e fantazmave në pikëpyetje.

1.Si ndodh efekti “Placebo”?

Fenomeni kur një terapi fallco i jepet pacientit për t’ia përmirësuar shëndetin, dhe në fakt shëndeti i tij përmirësohet vetëm për faktin se ai beson që po e merr trajtimin e duhur, ka lënë shumë doktorë në dilemë.

Një hulumtim në Amerikë, që ka zgjatur për 25 vite, ka treguar se në fakt pacientëve të cilëve i janë dhënë barëra pa asnjë efekt (vetëm se duken sikur barëra origjinale) ka pasur një efekt shumë të mirë tek shëndeti i personave të testuar, madje edhe më të mirë se po të përdoreshin barëra me të vërtetë.

Ekspertët shumë më herët janë munduar që ta zbulojnë fuçinë e vërtetë të trurit, pra fuçinë shëruese të tij, por kurrë nuk kanë arritur që ta gjejnë një përgjigje, se si dhe pse ndodhë kjo.

(Kosova Sot)