A është kjo dëshmi e reinkarnacionit?

  • 03 May 2019 - 13:56
A është kjo dëshmi e reinkarnacionit?

Ja storia e tyre: John dhe Florence Pollock, një çift bashkëshortor katolik, jetonin në Heksham, Northumberland.

Ata kishin dy vajza, Jacqueline, 6 dhe Joanna, 11 vjet. Jeta ishte e mirë për ta, derisa erdhi momenti kritik. Jacqueline dhe Joanna, bashkë me një shok, Anthony Layden, ishin duke shkuar në kishë, kur u goditën nga një automobil. Që të tre vdiqën menjëherë. Kjo ndodhi më 5 maj të vitit 1957. Një vit më vonë, Florence ngeli shtatzënë.

Doktorët konfirmuan se ajo në mitër kishte një fëmijë. Por, John besonte në reinkarnacion, përkundër faktit se një gjë e tillë konsiderohej mëkat i madh në katolicizëm. Ai ishte i bindur se gruaja e tij do të lindte binjakë, dhe se do të rilindnin shpirtrat e bijave të tij të ndjera, Jacqueline dhe Joanna. John u tregua të kishte të drejtë, sepse më 4 tetor të vitit 1958, Florence lindi dy vajza binjake, Gillian dhe Jennifer. Jennifer kishte lindur me një vijë të hollë, të bardhë në ballë, në vendin e njëjtë ku e kishte plagën vdekjeprurëse motra e saj, Jaqueline, pas aksidentit me biçikletë. Familja u zhvendos në Uajtlli Bej kur binjaket kishin vetëm një muaj, por kur ato mbushën 3.5 vjet, ata vizituan Hekshamin sërish. Binjakeve me këtë rast u kujtoheshin vendet, të cilat kurrë më parë nuk i kishin parë. Atyre u kujtohej shkolla “e tyre”, respektivisht shkolla ku kishin shkuar binjaket e mëparshme, Jacqueline dhe Joanna, si dhe shtëpia e vjetër.

Gjëra edhe më të çuditshme ndodhën kur prindërit ua dhanë vajzave kutinë me lodra të binjakeve paraprake. Ato ishin në gjendje që secilën kukull ta emërtonin me emrin e vjetër, pra që ua kishin dhënë binjaket e ndjera. Në raste të tjera, binjaket qanin sa herë që shihnin ndonjë veturë, duke thënë se ajo do t’i shkelte. Njëra nga binjaket i thoshte tjetrës: 

“Po të del gjak nga sytë, mu në vendin ku të goditi vetura”. John dhe Florence kurrë nuk iu kishin treguar binjakeve të tashme ngjarjen tragjike të binjakeve paraprake. Por, sikur që ndodh zakonisht, derisa mbushën 5 vjet, binjakeve filluan t’u zbeheshin kujtimet nga jeta e kaluar dhe më në fund iu zhdukën tërësisht. 

(Kosova Sot)