Kështu lind dhe perëndon dielli në planetin Mars

  • 04 May 2019 - 09:53
Kështu lind dhe perëndon dielli në planetin Mars

Roboti i NASA’s, InSight ka bërë fotografi të jashtëzakonshme të lindjes së diellit në planetin e kuq

Roboti i NASA’s, InSight, ka bërë disa foto të jashtëzakonshme të lindjes dhe perëndimit të diellit nga sipërfaqja e Marsit.

Fotografi të mahnitshme janë bërë nga dora e robotit InSight të natyrës së Planetit të Kuq dhe lindjes si dhe perëndimit të diellit që ishte e barabartë më orën 5:30 dhe 18:30 sipas kohës së Marsit.

Dielli dukej jashtëzakonisht i vogël sepse është shumë më larg nga Marsi se snga toka, kështu që madhësia e tij është vetëm dy të tretat krahasuar me planetin tonë.

Roboti InSight ka qenë shumë i zënë kohëve të fundit;  pasi që fotot vinë pak muaj pasi që misioni i gjurmimit në Mars kishte bërë një zbulim të madh pasi që kishte regjistruar tërmetin e parë në Mars, apo “Marsquake” siç e quajtën ata.

Në ditën e 145 të Marsit të misionit të tij shkencor, InSight ka bërë edhe dy fotografi të horizontit; një më 24 prill dhe një tjetër pak orë më vonë më 25 prill për të na treguar mëngjesin dhe mbrëmjen në Mars.

Sipas Jet Propulsion Laboratory (JPL), i cili operon me misionin e NASA’s, një version i cili dërgon fotot në formë të papërpunuar.

Mandej vjen versioni i korrigjuar që duket një ngjyrë e kaltër e ndezur, e cila tregon se si do ta shihnin njerëzit lindjen dhe perëndimin e diellit në Mars.

“Me shumicën e fotografive tona të përfunduara, ne kemi vendosur që të fotografojmë lindjen dhe perëndimin e diellit në një planet tjetër”, tha Justin Mai, anëtar i skuadrës shkencore të InSight dhe bashkëhulumtues si dhe udhëheqës në skuadrën e fotografive në JPL të Kalifornisë.

Bërja e fotografive të muzgjeve në Mars është një detyrë për robotët tonë atje.

Kjo na kthen në kohë ku ishte roboti i parë Viking 1 i cili kishte bërë një fotografi të një muzgu marsian në gusht të vitit 1976.

Viking 2 kishte fotografuar lindjen e diellit në qershor të vitit 1978, kurse këto gjëra janë fotografuar edhe nga misionet e tjera të udhëhequra nga robotët, Spirit, Opportunity dhe Curiosity, transmeton GazetaExpress.

“Është bërë një traditë për misionet në mars që të kapin lindjen dhe perëndimin e diellit në Mars”, tha doktor Maki në një lajmërim të NASA’s.

InSight,për herë të parë, regjistroj një tërmet në mars pasi që zbuloj se kishte pasur lëvizje në sipërfaqen e Marsit në dhjetor, momentin kur ai kishte vendosur pajisjet e sizmometrit atje.

Nga shkencëtarët ky u cilësua si një moment historik, kurse skuadra e InSight tha se roboti kishte matur dhe regjistruar sinjalet sizmike më datën gjashtë prill, që është dita e 128-të e Marsit, kjo është bërë duke e përdorur instrumentin për matjen sizmike si eksperiment për strukturën e brendshme të planetit.

Përderisa edhe raste të tjera janë regjistruar, besohet që sinjalet e mëparshme kanë ardhur si rezultat i erërave mbi sipërfaqe, siç është era.

Tërmeti në Mars, megjithatë, që ndodhi sipas sol (dita në Mars) 128 marsiane, duket se ka origjinë nga thellësitë e sipërfaqes se planetit.

Përpjekjet e Insight funksionojnë sipas punës së astronautëve të Apollos në hënë gjatë viteve  60’ta dhe 70’ta, ku për herë të parë ishte vrejtur aktiviteti sizmik edhe nën sipërfaqen e hënës.

Njëjtë, shpresohet se instrumenti si sizmometri do të na ndihmojë neve më shumë për të kuptuar se çfarë ndodh në thellësi të Marsit.

Skuadra thotë se ngjarja e parë sizmike ishte shumë e vogël për të gjetur të dhëna të tjera, por është e para dhe ata presin të tilla më shumë.

“Leximet e para janë bërë na InSight i cili ka një bazë shkencore sipas misioneve Apollo të NASA’s”, tha shkencëtari i shpikjes se InSight në Laboratorin Jet Propulsion të NASA’s në Pasadena të Kalifornisë, Bruce Banerdt.

“Ne jemi duke mbledhur edhe zërat që vinë na atje tani, por kjo ngjarje e parë zhvillon një fushë të re studimit: Sizmologjinë e Marsit!”.

InSight, është i dizajnuar për të bërë gjurmime sizmike, gjeodezisë dhe nxehtësisë, është për herë të parë në misionin në Mars dhe për qëllim ka që të na jep më shumë për historinë e Planetit të Kuq në një periudhë prej 4.5 milionë vjet.

Pra studimi ka të bëj më hulumtimin e hapësirës së brendshme të marsit: korën e tij, mbulesën dhe bërthamën ku do të kërkohet çelësi i përgjigjes për format e hershme shkëmbore të planetit që do të krahasohen me planetin tonë. 

(Kosova Sot Online)