Figurat e errëta të epokës viktoriane

  • 04 May 2019 - 11:06
Figurat e errëta të epokës viktoriane

E ashtuquajtura Epokë viktoriane ka dhënë shumë mendimtarë, shkrimtarë, mistikë, spiritualistë, shpikës dhe të tjerë. Ja disa prej tyre

Harry Houdini Ky magjistar/artist akrobacish dhe ikjesh, në fakt ishte një figurë tragjike. Ai u bë i famshëm duke demaskuar mediumet e lëvizjes spititualiste. Ai ishte i preokupuar me vdekjen e nënës dhe i kishte thënë gruas se, nëse do të vdiste, ai do të mundohej që t'ia bartte gruas një mesazh. Ata u morën vesh për përmbajtjen e mesazhit, por Houdini i vdekur megjithatë kurrë nuk u lajmërua më.

Charles Dickens Disa nga personazhet më të dalluara të epokës viktoriane janë krijuar nga ky shkrimtar. Ai shkroi vepra të mrekullueshme, si "David Copperfield", "A Christmas Carol", "A Tale of Two Cities", etj. Në veprat e tij përfshihen karakteristikat e errëta të kohës dhe kulminacionit të epokës viktoriane.

Charles Darwin Ky natyralist dhe gjeolog bëri bujë të madhe duke vënë në pah lidhshmërinë midis mbijetimit të specieve dhe aftësisë së tyre për t'u përshtatur përgjatë kohës. Ai u ballafaqua me zemërim nga qeveria dhe Kisha, por ata nuk mundën ta largonin logjikën nga mendimet e tij. Për fat të keq, teoria e tij e evolucionit, shpesh keqkuptohet dhe reduktohet në diçka që duket krejt qesharake

H.G. Wells Ky shkrimtar anglez ishte i specializuar në temat fantastike-shkencore. Ai shkroi vepra të pëlqyera profetike (parashikuese), si "The War of the Worlds", "The Time Machine", "The Invisible Man" dhe "The Island of Dr. Moreau". Edhe vet jeta e tij ishte turbulente. Ai u martua me kushërirën e tij, por më pas u dashurua në një nxënëse.

Edgar Allen Poe Ky shkrimtar dhe poet edhe sot e kësaj dite konsiderohet hero i gotikes. Ai dinte si ta shfrytëzonte diturinë rreth shpirtit, të errëtës dhe frikës. Edhe pse shkroi shumëçka, nga misteri deri te fantastika shkencore, Poe pëlqehet më së shumti për poemat e tij, sikur që është ajo e famshmja, "Korbi". Atij i interesonin shumë gjëra jo të rëndomta, të cilat e bënin të ishte një person i errët romantik

(Kosova Sot Online)