A mundet një vrimë e zezë kuantike ta shkatërrojë Tokën?

  • 04 May 2019 - 18:22
A mundet një vrimë e zezë kuantike ta shkatërrojë Tokën?

A mundet akceleratori "Large Hadron" ta prodhojë një vrimë të zezë dhe çka do të ndodhte në atë rast? Derisa shkencëtarët vazhdojnë që të punojnë që ta bëjnë "copëtuesin" më të madh të atomeve në botë edhe më të fuqishëm, disa njerëz kanë filluar të shprehin shqetësimet rreth mundësisë që kolizionet me energji të lartë brenda akseleratorit mund ta prodhojnë një vrimë të zezë kuantike, e cila do ta shkatërrojë tërë planetin. Shkencëtarët janë munduar që ta demantojnë këtë ide me anë të një studimi të ri, i cili thotë se një rrezik i tillë nuk ekziston.

 

Bile, ata thonë se edhe nëse ndodhë që akseleratori shkakton formimin e një vrime të zezë, ajo nuk do të paraqesë kurrfarë rreziku për Tokën. Njëra ndër arsyet është se një objekt i tillë do të avullohej për një kohë shumë, shumë të shkurtër (një të triliontën pjesë të sekondë. Një arsye tjetër është se ai do të lëvizte me një shpejtësi aq të madhe, sa që menjëherë do të zhdukej në hapësirë. 

(Kosova Sot)