Misteri i zhdukjes së liqenit

  • 05 May 2019 - 08:20
Misteri i zhdukjes së liqenit

Një liqen ka humbur miliona litra ujë që nga shtatori i vitit të kaluar.

Liqeni Loch Vaa, pranë Aviemore, është i njohur për fotografët dhe artistët.

Por ata të cilët ofrojnë liqenin për komunitetin lokal dhe vizitorët për peshkim rekreativë, thonë se niveli i tij ka rënë 1.4m (4.5ft).

Brian O’Donnell tha: “Është pothuajse sikur dikush të ketë tërhequr prizën.”

Agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (Sepa) supozon se Loch Vaa kishte vuajtur për shkak të një dimri “relativisht të thatë”.

Z. O’Donnell, i cili ndihmon në çështjen e peshkimit në liqen, tha se vuri re se niveli po bije kur ai kultivonte liqenin me troftë në fillim të shtatorit.

Ai i tha BBC Scotland: “Që nga mesi i shtatorit ne nuk mund të marrim anijet për të peshkuar.”

Z. O’Donnell tha se liqeni ka humbur rreth 35 milionë litra ujë deri më tani.

Ai tha: “Është një pellg që mbushet me ujë në pranverë, nuk ka degë tjera, kështu që diçka nëntokësore po ndodh. Është pothuajse sikur dikush të ketë tërhequr spinën”.

Z. O’Donnell tha se humbja e ujit mund të përbëjë një rrezik për zogjtë e egër, dhe gjithashtu industrinë turistike lokale. Ai tha se vizitorët qëndrojnë në akomodime këtu afër gjatë kohës që peshkojnë në liqen.

Charlie Whelan, një peshkatar lokal, shprehu pikëllimin në tharjen e liqenit.

Ai tha: “Loch Vaa është një liqen unik në Skoci sepse është i kthjellët. Është një pellg i mrekullueshëm peshkimi, sidomos në mbrëmje”.

Z. Whelan fajëson Ujësjellësin Skocez për këtë ndodhi.

Ai tha: “Nuk ka të bëjë asgjë me reshjet e shiut. Është vetëm sepse Ujësjellësin Skocez, për të kursyer para, ka hapur një pus të madh në Aviemore”.

Por Ujësjellësi Skocez tha se rezervuarët nëntokësor dhe puset që furnizojnë me ujë zonën e Badenoch dhe Strathspey janë të vendosura rreth tre milje (6 km) në rrjedhën e sipërme të Loch Vaa dhe shumë larg për ta prekur atë.

Një zëdhënëse tha: “Specialistët e hidrologjisë kanë këshilluar që duke pasur parasysh gjeografinë e zonës dhe distancën midis vendeve, nuk ka mundësi të lidhjes së ujërave nëntokësore midis puseve dhe niveleve të ujit në Loch Vaa.

“Që të rrjedhë uji në mes të këtyre vendeve, do të kërkoheshin rrethana të veçanta gjeologjike dhe kjo thjesht nuk është e mundur”.

Ai shtoi: “Kompleksiteti i gjeologjisë glaciale në Luginën Spey është i tillë që në mes tyre ekzistojnë barriera të shumta nëntokësore për rrjedhën e ujërave nëntokësore.”

Një zëdhënës tha: “Edhe pse në përgjithësi konsiderohet një vend i lagësht, Skocia mund të jetë e ndjeshme ndaj periudhave të motit të thatë, gjë që mund të rezultojë në presion mbi mjedisin dhe përdoruesit e ujit në disa zona.

“Dimri i vitit 2018 -19 ka qenë relativisht i thatë në krahasim me kushtet mesatare afatgjata. E ndoshta kjo ka bërë që niveli i ujit të bije”.

Image

(Kosova Sot Online)