Fantazmat më të famshme (1)

  • 06 May 2019 - 13:05
Fantazmat më të famshme (1)

Casper McFadden

Fantazma shpirtmirë, të cilën e njohim të gjithë, është krijuar në fund të viteve 1930 si personazh në një libër me tregime, por shumë shpejt u përshtat si film i vizatuar. Casper u krijua nga njujorkezët Seymour Reit dhe Joe Oriolo, ku të parit i lindi ideja rreth këtij personazhi, e i dyti e vizatoi atë. Fantazma që flet me theks të Nju Jorkut donte aq shumë që të bënte miq, saqë iu ishte mërzitur tre xhaxhallarëve të tij shqetësues, Treshes së fantazmave. Në vitin 1995 u bë një film me këtë temë.

Fantazma e shtatë kulmeve

Bujtina e Turner-Ingersoll-it, apo “Shtëpia me shtatë kulme” në Salem, Masaçusets, është vendi i lindjes së shkrimtarit të njohur, Nathanial Hawthorne. Paraardhësit e Hawthorne-it kishin gjykuar shumë shtriga në vitin 1692 dhe shumë thonë se shtrigat kishin mallkuar këtë familje, gjë që kishte frymëzuar shumë nga romanet e Hawthorne-it. Besohet se vetë Nathaniel, bashkë me birin e tij, Julian, janë të mallkuar që të ecin mbi tokë përjetë.

Jacob Marley

Sipas librit klasik të Charles Dickens-it, Marley, partneri i vdekur i biznesit i Ebenezer Scrooge-it kthehet për Kërshëndella, për t’ia dhënë protagonistit të librit disa leksione të çmueshme. Marley është luajtur nga shumë aktorë në filma, si nga Alec Guinness, etj.

“Bloody Mary”

Fiki dritat, ndize një qiri, qëndro para pasqyrës dhe thuaje emrin e saj tri herë. Ky folklor perëndimor deklaron se pamja e Marisë së përgjakur (Bloody Mary”, për të cilën thuhet të jetë një vejushë e çmendur, një nënë e pikëlluar, apo vetëm një shtrigë e vjetër, do të paraqitet në pasqyrë, apo edhe do t’ju mbysë duke ua nxjerrë sytë jashtë.

“Poltergeisti” në Sauth Shilds

Në njërin nga tregimet më të reja me fantazma, nga jeta reale, ky “poltergeist” shkaktoi një kaos të vërtetë në media. Në verën e vitit 2006 në Njukestëll të Britanisë, dy specialistë paranormalë, Michael J. Hallowell dhe Darren Ritson, ishin ftuar për të hetuar disa ngjarje të çuditshme. Gjatë një periudhe prej një viti, familjarët dhe ekspertët kishin raportuar silueta të fantazmave, dalje të gjakut nga krojet e ujit, kërcënime me vdekje të bëra me telefon dhe gërvishtje të përgjakshme në lëkurë. 

(Kosova Sot Online)