Në Indi incizohet një njeri duke fluturuar?

  • 08 May 2019 - 15:30
Në Indi incizohet një njeri duke fluturuar?

Një video e bërë në “Qutub Minar”, në Indi, ka shkaktuar debate tepër të nxehta në internet. Incizimi dramatik fillon me një çift të ri, të cilët pozojnë para kamerës, e më pas dëgjohen bërtitjet nga të pranishmit e tjerë.

Derisa kamera drejtohet me të shpejtë kah qielli, aty shihet një krijesë e ngjashme me njeriun, duke fluturuar. Krijesa në fjalë më pas lëvizë me të shpejtë, para se të zhduket. Ka shumë të ngjarë që ky incizim të jetë pjesë e ndonjë kampanje të marketingut, por ajo nuk sjell kurrfarë hollësish, kështu që e tëra që të mbetet, është ta besosh, apo ta konsiderosh atë si rrenë të kulluar.

Mundeni edhe vetë ta kërkoni në internet këtë incizim dhe, më pas, mund të vendosni se a ta konsideroni atë rrenë, apo të vërtetë. 

(Kosova Sot Online)