Vajzat që u ndoqën nga jashtëtokësorët

  • 08 May 2019 - 14:41
Vajzat që u ndoqën nga jashtëtokësorët

Një grup prej katër vajzave kishte dalë për të shëtitur me makinën e tyre në afërsi të një kanioni. Vajzat, të cilat nuk ishin të mësuara më atë rrugë, papritmas e kishin vërejtur që kishin humbur dhe nuk dinin si të ktheheshin prapa.

Duke ecur në drejtim të panjohur, ato më në fund kishin parë një pompë të vjetër të benzinës. Duke menduar që ato janë vajzat më fatlume në botë, kishin hapur dritaren për t'i pyetur tre burra që ishin duke qëndruar para pompës për drejtimin që duhej ndjekur.

Mirëpo, pak sekonda pasi që kishin hapur dritaren nga brenda kishte ardhur një zë i llahtarshëm që i urdhëronte vajzat që të ikin sa më shpejt nga ai vend. Për habinë e tyre, ato kishin qenë duke u ndjekur nga tri automjete në formë sferike të cilat nuk është se lëviznin me shpejtësi të madhe.

Më në fund, pas 40 minutash ikjeje, ato kishin arritur t'i shmangeshin makinave, megjithatë ende jetojnë me frikën e asaj dite. 

(Kosova Sot Online)