Familja që u ballafaqua me krijesën e vogël që bartte një objekt gjigant

  • 08 maj 2019 - 16:45
Familja që u ballafaqua me krijesën e vogël që bartte një objekt gjigant

Një burrë i quajtur Ed Eggen, 45- vjeçar, së bashku me dy djemtë e vegjël, kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje shumë të pazakontë, raportin e së cilës e kanë dërguar në Qendrën e Studimeve të UFO-ve. Në një mbrëmje janari, rreth orës 16:30, kur Ed-i ishte kthyer nga puna ai i kishte parë fëmijët e tij të ngazëllyer tek luanin jashtë dhe në atë moment kishin vërejtur një gjë të dyshimtë.

Në skajin e oborrit të tyre qëndronte një krijesë e vogël, e cila në duar mbante një objekt në formë sferike. Krijesa dukej shumë e vogël dhe e pafuqishme për ta mbajtur objektin. Kjo krijesë kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë fqinjëve të cilët ishin afruar për ta shikuar, mirëpo, kur oborri i familjes Eggen kishte filluar të 'mbipopullohej', krijesa e vogël së bashku me objektin e çuditshëm kishin fluturuar drejt qiellit me një shpejtësi shumë të madhe. 

(Kosova Sot Online)