Udhëtari në kohë, i cili u kthye pas 300 vjetësh

  • 10 May 2019 - 15:23
Udhëtari në kohë, i cili u kthye pas 300 vjetësh

Në Japoni, legjenda e njeriut të quajtur Urashima Taro përshkruan tregimin rreth vizitës së një peshkatari te zoti mbrojtës i detit, të quajtur Ry?jin, në një pallat nënujor, për një kohë që dukej sa tri ditë. Kur ai u kthye në fshatin e vet, kuptoi se kishin kaluar 300 vjet nga largimi i tij. Tanimë nuk jetonte asnjë njeri i afërm i tij, si dhe çdo gjë kishte ndryshuar.

E tëra kishte filluar kur peshkatari Urashima Tar? kishte shpëtuar një breshkë, të cilën e torturonin disa fëmijë. Të nesërmen, atij i ishte afruar një breshkë e madhe, e cila i kishte thënë se breshka e vogël, të cilën e kishte shpëtuar ai, ishte e bija e zotit të detit, i cili donte ta takonte atë, për ta falënderuar.

Neve na duket më shumë si ndëshkim, sesa si falënderim. Sido që të jetë, një gjë nuk mund të mohohet. Taro është një udhëtues në kohë

(Kosova Sot Online)