Ora zvicerane 1000 vjet e vjetër

  • 11 May 2019 - 08:23
Ora zvicerane 1000 vjet e vjetër

Arkeologët kanë mbetur pa fjalë pasi që kanë gjetur një orë zvicerane, 1000-vjeçare, në një varr të dinastisë kineze Ming, në Shangsi të Kinës jugore. Kur vendosën ta hapnin këtë varr, ata as në ëndërr nuk do të mund të shihnin atë që do ta gjenin më pas. Ata gjetën një orë miniaturale në formë unaze, me mbishkrimin "Swiss", për të cilën besohet se është 1000 vjet e vjetër.

Kjo orë misterioze ishte e ndotur me dhe dhe me gurë dhe ishte ndalur, duke treguar kohën 10:06 paradite. Gjatë kohës së dinastisë Ming nuk ekzistonin orët e këtilla, e sa i përket Zvicrës, ajo nuk ekzistonte si shtet, ka bërë të ditur një ekspert.

Arkeologët ishin duke xhiruar një dokumentar me dy gazetarë, kur bënë këtë zbulim të çuditshëm. "Kur provuam ta hiqnim dheun rreth arkivolit, papritmas një copë guri ra dhe, kur preku tokën, lëshoi një zë metalik", thotë Jiang Yanyu, ish-kurator i muzeut "Guangxi".

(Kosova Sot Online)