Një familje e tërë goditet nga rrufeja

  • 11 maj 2019 - 12:57
Një familje e tërë goditet nga rrufeja

Pesë anëtarë të së njëjtës familje janë goditur nga rrufeja derisa ishin në kopshtin e tyre. Zakonisht thonë se rrufeja nuk godet dy herë në të njëjtin vend, por në rastin e kësaj familjeje, nga qyteti gjerman Hemnitz, asaj as që iu desh ta bënte këtë.

Një goditje e frikshme e rrufesë, në një qiell thuajse të kthjellët, goditi pesë anëtarë të një familjeje, duke bërë që një djalë nëntëvjeçar, gjyshja e tij, halla, nëna dhe dy vëllezërit e tij, të shkonin në spital.

Njëri ndër anëtarët e familjes, Ricarda, ishte duke shkurtuar dru kur ndodhi ky incident. Me të filluar të binte shi, ajo u ngrit për ta larguar garniturën e kopshtit, kur ndjeu diçka që e përshkruan si ndjenjë e shpimit me gjilpëra, nga koka e deri te këmbët.

Kur iu kthye vetëdija, pa se edhe anëtarët e tjerë i kishte goditur rrufeja. Me përjashtim të djalit nëntëvjeçar, të cilit në një moment iu ndal fryma, të tjerët pësuan vetëm lëndime të lehta.

(Kosova Sot Online)