Magjia dhe 'të bamet'

  • 11 maj 2019 - 13:01
Magjia dhe 'të bamet'

Magjia kundër punës (biznesit)

Njerëzve të cilëve u është bërë magji në punë, paratë thjesht iu dalin nga dora, prandaj krejt çka fitojnë, shumë shpejt i shpenzojnë, apo edhe më keq, futen në borxh deri në fyt. Disa biznesmenë kanë problem me vjedhjen që ua bëjnë punëtorët e tyre, apo hajnat e tjerë, të tjerët assesi nuk mund ta marrin veten nga humbjet dhe dënimet, të cilat janë pasojë e punës jo të rregulluar dhe të jashtëligjshme. Format themelore të kësaj magjie kanë të bëjnë me "lidhjen e syve, duarve dhe këmbëve", kështu që personi praktikisht është i verbër, nuk sheh atë që është evidente për të gjithë të tjerët, negocion dhe nënshkruan kontrata në dëm të vetes etj.

Biznesmenët me duar dhe këmbë "të lidhura" nuk mund të ndërmarrin aktivitetet e nevojshme, nuk mund të konkurrojë me të tjerët rreth punëve, por edhe nëse konkurrojnë, në momentin e fundit humbasin. E, edhe nëse ua nisin punëve, ata kurrë nuk i kryejnë ato, heqin dorë për ndonjë arsye. Ka edhe të tillë që, përkundër magjive, ia dalin që të kryejnë ndonjë punë, por fitimi është tepër i vogël. E, edhe nëse është fitimi i madh, harxhimet e tij janë edhe më të mëdha... Pra, vjen deri te një rreth magjik, i cili nga dita në ditë bëhet gjithnjë e më i shtrëngueshëm.

Magjia kundër pasurisë

Magjinë kundër punës e përcjellin edhe vështirësitë dhe problemet me pronë, sikur që janë problemet e shpeshta me automobil dhe aparate të shtëpisë, pastaj me nevojë të shpeshtë për riparime të shtëpisë, etj. Trashëgimi dhe ndarja e pasurisë shpesh shkakton xhelozi, zili dhe pakënaqësi te të afërmit të cilët, pa kurrfarë hezitimi, përdorin mjete të ndaluara dhe jo të sinqerta për t'i realizuar qëllimet e tyre të poshtra.

Për këtë shkak më pas ka shumë padi dhe kundërpadi në gjykata, të cilave nuk iu shihet fundi edhe pse viktima mund të ketë plotësisht të drejtë, qoftë në aspektin moral, material, apo edhe sa iu përket dokumenteve. Personi të cilit ia kanë bërë këtë magji nuk arrin që të regjistrohet si pronar i patundshmërisë, të cilën e ka blerë sipas ligjit dhe me muaj të tërë mundohet ta shesë atë pronë për pak para, derisa në fund thuajse e falë.

Magjia e mbylljes

Rrethanat në vendin e punës, apo përgjithësisht në jetë, mund të ndikojnë që ndonjë njeri i pafajshëm, që është dënuar pa bërë pikë faji, të përfundojë në burg, ku do të kalbet në ndonjë çeli.

Magjia e sëmundjes

Humbja në peshë për një kohë të shkurtër mund të ndikojë që personi të shkojë te mjeku, për të bërë analiza, por ato do të dalin krejt mirë, meqë magjia nuk e lejon zbulimin e gjendjes reale. Përkundër rezultateve pozitive, personi vazhdon që të ndihet keq. Magjia e zezë mund të shkaktojë edhe sëmundje psikosomatike, të gjitha llojet e depresionit, lloje të ndryshme të psikozave, halucinacione të ndryshme, skizofreninë etj. Si pasojë e magjisë së zezë mund të paraqitet edhe verbëria histerike, konjunktiviti alergjik etj. (vijon)

(Kosova Sot Online)