Banori nëntokësor i Torontos

  • 11 maj 2019 - 16:23
Banori nëntokësor i Torontos

Lokacioni: Toronto, Ontario, Kanada Data: gusht 1979 Koha: mbrëmje

Derisa ishte në kërkim të maces së tij të humbur, një njeri i quajtur Ernest, rastësisht pa një si shpellë në rrugën "Parliament" në qendër të qytetit. Ai hyri aty dhe vazhdoi të ecte për disa çaste. Meqë në atë shpellë mbretëronte errësira, ai përdori shkrepësen e tij, për t'i bërë dritë. Papritmas, ai u gjet përpara një krijese shtatshkurtër, të gjatë rreth një metër, thatanike, me sy shkëlqyes të portokalltë në të kuq.

Ai kishte dhëmbë të gjatë e të mëdhenj dhe trupin e kishte të mbuluar me lesh të hirtë. Kjo krijesë, e cila ia futi frikën në palcë, i tha më pas: "Ik nga këtu, ik nga këtu", me një zë fërshëllyes, e më pas vet u largua poshtë tunelit. Përkundër asaj se krijesa misterioze iku, edhe Ernesti e bëri të njëjtën gjë, meqë ishte frikësuar. Ai vrapoi, u largua, duke harruar edhe macen që i kishte humbur dhe kurrë më nuk u kthye në atë vend.

(Kosova Sot Online)