Magjia dhe "të bamet" (6)

  • 12 May 2019 - 08:43
Magjia dhe

P ërpos kokës, mund ta pësojnë edhe pjesët e tjera të trupit, respektivisht organet, duke filluar nga dhëmbët dhe gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve, e deri te sëmundjet e rënda të organeve të frymëmarrjes, inflamacionet e ezofagut, astma dhe angina pektoris. Duhet theksuar se edhe pika në zemër është pasojë e veprimit negativ të magjisë së zezë.

Organet e tretjes Problemet e shpeshta me lukth, të përcjella me një mundim, ndjenjë për të vjellë, ulcera në zorrën dymbëdhjetëgishtore, çrregullimet e funksionimit të zorrëve (kapsllëku apo barkqitja), si dhe paraqitja e sëmundjeve të veshkave, po ashtu janë pasojë e magjisë së zezë. As lëkura nuk është imune ndaj veprimeve të kësaj magjie, që manifestohet në formë të pigmentimeve, puçrrave, puçrrave të zeza, ekzemës, urtikaries, infeksioneve në fytyrë dhe veshë, e në rastin më ekstrem, mund të paraqitet edhe psoriaza. Te rastet e veçanta, lëkura ndahet nga mishi dhe eshtrat, e kjo nuk mund të parandalohet me kurrfarë ilaçi. Problemet me nyja Inflamacioni i fortë i nyjave (artriti ose poliartriti), reuma, rakiti dhe të ngjashme, kryesisht janë pasojë e magjisë së zezë, e cila kryesisht është bërë në formë të “të shkelave”.

Paraqitja e të së ashtuquajturës brinja e 13-të, e cistës, të të gjitha llojeve të tumoreve “mashkullore” dhe “femërore”, si dhe sëmundjeve tjera kancerogjene, tregon për praninë e magjisë së zezë. Në vend të numërimit të mëtejmë të sëmundjeve të mundshme, do t’ua sjellim mburrjen e një magjistari të magjisë së zezë: “Unë mund të bëj gjithçka, t’ua marr njerëzve mendtë, t’ua mbush këmbët me plumb, t’ua mbjellë dreqin në bark, duke ua lënë të lirë vetëm njërën dorë, që të mund të bëjnë vetëvrasje”. Fëmijët Fëmijët, në fakt, nuk trashëgojnë sëmundjet e paraardhësve të tyre, por vetëm çrregullimet e shkaktuara nga magjia e zezë. Natyrisht, as që na shkon ndërmend që të themi se të gjitha sëmundjet janë pasojë e magjisë së zezë, por ato të pashërueshmet, pa dyshim se janë.

Sjellja e njeriut, mendimet e tij, fjalët, veprat, ndjenjat dhe instinktet shkaktojnë sëmundje të shumta, por për këtë, ndoshta do të flasim në një rast tjetër. Magjia e vartësisë Magjia e vartësisë dhe veseve është shumë e fortë, sepse te viktima mbytet në tërësi fuqia e vullnetit, prandaj ai, përkundër përpjekjeve të hatashme, nuk ia del që të heqë dorë nga alkooli, apo drogat. Alkoolisti, respektivisht narkomani, pranon që të mjekohet, herë pas here përdorë ilaçe dhe preparate të ndryshme, kalon nëpër fazat kur nuk përdor drogë, apo alkool, por përsëri i kthehet vesit të vjetër.

(Kosova Sot Online)