Fëmijës 3-vjeçar i kujtohet jeta paraprake?!

  • 12 May 2019 - 09:19
Fëmijës 3-vjeçar i kujtohet jeta paraprake?!

Një djalosh 3-vjeçar në regjionin e rrafshnaltave të Golanit, afër kufirit midis Sirisë dhe Izraelit, thotë se, në jetën paraprake, e kishin mbytur me një sakicë.

Ai u ka treguar pleqve të katundit se ku e kishin varrosur trupin e tij dhe ata gjetën me të vërtetë një skelet në atë vend. Ai po ashtu tregoi se ku ishte fshehur arma e krimit. Dhe, pasi gërmuan, ata gjetën aty një sakicë.

Djaloshi i takon grupit etnik druz dhe në kulturën e tij, reinkarnimi është fakt i pranueshëm. Për këtë shkak, tregimi i tij merret krejtësisht si normal. Ai ka lindur me një shenjë të kuqe në ballë. Sikur edhe në disa kultura të tjera, druzët po ashtu besojnë se këto shenja janë nga vrasja e jetës paraprake.

Ky është vetëm njëri nga rastet e këtilla, që tregohen në librin me titull “Children Who Have Lived Before: Reincarnation Today”, të shkruar nga terapeuti gjerman, Trutz Hardo.

(Kosova Sot Online)