Nuk i ha fjalët as pas 25 vjetësh

  • 12 maj 2019 - 18:42
Nuk i ha fjalët as pas 25 vjetësh

Robert Lazar, ishshkencëtari i “Area 51”, thotë se çdo gjë që kishte thënë 25 vjet më parë, ishte e vërtetë. Robert Lazar, njeriu i cili pohonte se kishte punuar në një ndërtesë sekrete, të quajtur me emrin “S4”, afër zonës famëkeqe “Area 51”, me gjasë është figura e vetme më kontroverse në historinë e ufologjisë. Ai thoshte se kishte qenë dëshmitar i shumë fluturakeve të alienëve, të kapura nga amerikanët.

Lazar thoshte se ata ishin sidomos të interesuar në karburantin e këtyre UFO-ve, të quajtur element 115, në periudhën midis viteve 1988 dhe 1989. 25 vjet më vonë, derisa udhëheqë një kompani shkencore me gruan e vet, Lazar thotë se çdo gjë që ka thënë rreth “Area 51” është e vërtetë. Ai thotë se nuk i intereson fama. Kërkuesi veteran i UFO-ve, Stanton Friedman, me vite të tëra ka studiuar pohimet e Lazarit, por kurrë nuk ia ka dalë t’i demantonte ato. 

(Kosova Sot Online)