Fantazma Yancey

  • 13 May 2019 - 17:02
Fantazma Yancey

Yancey ishte një pionier i kohërave të vjetra, si dhe një veteran i Luftës civile amerikane, ndoshta i fundit i sojit të vet, kur erdhi në Parkun kombëtar “Yellowstone” viteve 1870 dhe e ndërtoi një hotel, afër asaj që sot quhet lugina “Pleasant”. Në këtë hotel pushonin postierët, që udhëtonin midis dy qyteteve. Hoteli kishte pesë dhoma të gjumit dhe mund të akomodonte deri në 20 mysafirë. Pronari njihej me nofkën “daja John” Yancey. Ai kishte ca miq të pasur, të cilët vinin herë pas here në hotel.

Yancey kishte 77 vjet, kur pati rastin të takohej me presidentin Roosevelt, por rrugës ai u ftoh keq dhe vdiq nga pneumonia disa muaj më pas. Ai u varros në varrezat lokale, por për 100 vjetët e ardhshëm, njerëz të ndryshëm kanë raportuar se e kanë parë shpirtin e tij duke bredhur nëpër hotel. Ai fshehte gjësendet, duke i nxjerrë sërish në shesh, por në vende që nuk mund të merreshin me mend. Më pas, ai sikur u zhduk, apo gjeti prehjen e shumëkërkuar. 

(Kosova Sot Online)