Edhe një herë rreth udhëtimit në kohë

  • 14 May 2019 - 15:56
Edhe një herë rreth udhëtimit në kohë

Ajo që në shkencë quhet vrimë e krimbit (wormhole), në fakt është një rrugë e shkurtër nëpër materialin e hapësirës dhe kohës, një korridor, i cili bashkon dy pika të ndara dhe nëpërmes të cilit, të paktën në teori, mund të kalohen distanca tmerrësisht të mëdha sa çil e mbyll sytë.

Disa fizikanë kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se këto vrima, përpos që mund të na mundësojnë kalimin nga një vend në tjetrin, munden të na mundësojnë edhe kalimin nga një kohë në kohën tjetër.

Por, e meta e kësaj është se këto vrima mendohet se mund të ekzistojnë vetëm për një pjesë të sekondës, gjë që është tepër pak që të mund të kalojë diçka përmes tyre. Tani, fizikani Luke Butcher, nga Universiteti i Kembrixhit, thotë se mund të tejkalohet ky problem.

Ai mendon se, nëse vrima është më e gjatë sesa që është e gjerë, atëherë brenda saj mund të ketë energji të mjaftueshme për ta mundësuar bartjen e diçkaje. Interesante, apo jo? 

(Kosova Sot Online)