Atlantida ekzistonte, por në mars!

  • 14 May 2019 - 16:10
Atlantida ekzistonte, por në mars!

Shkencëtarët zviceranë thonë se, pa fije dyshimi, mund të dëshmojnë se qyteti i humbur i Atlantidës ekzistonte në Mars, dhe se astronautët e këtij qyteti bënin tregti me Egjiptin e lashtë për mijëra vjet me radhë.

“Civilizimi i Marsit u vetëshkatërrua, apo u shkatërrua nga goditja e një meteori, derisa Egjipti ende ishte në kulmin e zhvillimit”, thotë Dr. Stephan Weisz në një takim të shkencëtarëve në Bernë, Zvicër. Por, banorët e Atlantidës lanë gjurmët e tyre, si në Mars, po ashtu edhe në Tokë.

Fotografitë sekrete të NASA-s tregojnë mbetjet e pallateve të tyre në Mars. “Piramidat e Egjiptit dhe aftësia për t’i balsamosur kufomat pa dyshim se janë rezultat i një teknologjie që nuk e kishte origjinën në Tokë, por në këtë rast, në Mars. Jemi të sigurt se banorët e Marsit i këmbenin këto njohuri me egjiptianët, në këmbim të arit”, thotë Weisz.

(Kosova Sot Online)