Biondinat sulmohen nga sorrat në Londër

  • 17 May 2019 - 15:19
Biondinat sulmohen nga sorrat në Londër

J o, nuk është fjala për edhe një tjetër barsoletë rreth biondinave. Kjo ka ndodhur në të vërtetë. Një grup sorrash të zemëruara kanë terrorizuar vizitoret që kishin flokë të verdhë, në parkun jugor Eltham, në Londër. Në skenat që ngjanin me ato të filmit të mirënjohur të Alfred Hitchcock-ut nga viti 1963, parku i cili përndryshe është shumë i qetë, u shndërrua në një fushëbetejë të vërtetë, ku sorrat sulmonin vetëm femrat me leshra të verdha.

E çuditshme, apo jo? Një ngjarje e ngjashme ishte raportuar në të njëjtin park edhe në vitin 2010. “Sorrat u lëshuan poshtë me shpejtësi të madhe, m’u lëshuan në kokë dhe filluan të më çukisnin”, thotë vrapuesja e rregullt, Sarah Green.

“U tmerrova. Përpos dhembjes që ndieja, kisha edhe një frikë tepër të madhe”. Eksperti i shpezëve, Paul Standcliffe, thotë se sorrat mund t’i kenë sulmuar biondinat, për shkak se, në të kaluarën, mund të kenë pasur përvojë të keqe me ndonjë kafshë me lesh të verdhë.

(Kosova Sot Online)