Takimi me alienët “celofan” në Argjentinë

  • 28 May 2019 - 18:22
Takimi me alienët “celofan” në Argjentinë

Lokacioni: Lago Argentino, Argjentina Data: 18 mars, 1950; Koha: 18:30 Wilfredo H. Arevalo, një fermer, kishte parë një disk duke aterruar, derisa një fluturake tjetër ende rrinte në ajër.

Ai u afrua në një distancë prej rreth 150 metrash afër diskut të aterruar, nga i cili dilte një avull i gjelbër dhe vinte një erë e rëndë benzeni.

Disku dukej të ishte i bërë nga alumini. Mbi disk ishte një sipërfaqe e madhe që sillej, sikur pllakë e gramafonit. Në qendër të diskut gjendej një kabinë nga xhami shumë transparent, ku shiheshin katër meshkuj të gjatë, të veshur me rroba celofani, që punonin në instrumente të ndryshme.

Njeriu kishte mbetur sidomos i mahnitur nga zbehtësia e madhe e fytyrës së alienëve. Pasi që këta të fundit e panë, shumë shpejt disku filloi të shndriste edhe më shumë dhe u zhduk me të shpejtë, duke fluturuar në qiell. 

(Kosova Sot Online)