Teoritë e çuditshme shkencore, që mund të jenë të vërteta (2)

  • 13 May 2019 - 17:50
Teoritë e çuditshme shkencore, që mund të jenë të vërteta (2)

Bebet e vrimave të zeza Ne mund të jemi fëmijë të një vrime të zezë. Ideja është që, kur materia të tërhiqet në vrimën e zezë, ajo bëhet aq e dendur para se të arrijë të bëhet unike, saqë vrima e zezë mund ta nxjerrë atë jashtë dhe ta formojë një univers nga materia e njëjtë. Me një fjalë tjetër, një univers me shumë vrima të zeza, do të krijonte shumë universe bebe. Ne ende nuk e dimë se ku gjenden vrimat e zeza në universin tonë, por kjo mund të jetë për shkak se ne jemi “bebe” të një universi tjetër. Kjo e mbështet idenë e multiversit, pra të shumë universeve. Vdekja e nxehtësisë Ky argument niset nga ligji i dytë i termodinamikës, duke deklaruar se nëse universi është i pafund, atëherë ai duhet të jetë edhe pafundësisht i vjetër.

Apo, thënë ndryshe, një yll që gjendet 100 vjet drite larg, mund të jetë aty vetëm nëse universi, të paktën, do të ishte 100 vjet i vjetër. Pra, nëse universi është pafundësisht i vjetër, atëherë “vdekja e nxehtësisë” sugjeron se gjithkund duhet të ketë një temperaturë të njëjtë dhe se nuk do të duhej të kishte yje në qiell, meqë të gjithë ata do të vdisnin. Kjo ide mund të jetë e vërtetë, por vetëm sikur shpejtësia e zgjerimit të universit të kishte mbetur e njëjtë. Teoria e çdo gjëje Teoria e çdo gjëje do të jetë zbulimi final. Ajo do ta kombinonte mekanikën kuantike dhe relativitetin e përgjithshëm për të zgjidhur të gjitha enigmat rreth nesh. Ajo do të ishte në gjendje që të emërtonte të gjitha konstantat fizike të universit, pa marrë parasysh a dallojnë përgjatë kohës konstantat e tilla. Ekzistimi i një teorie e cila shpjegon të gjitha misteret e një universi që duket se ndryshon vazhdimisht, është ide mjaft e çmendur. Mundësia më e mirë që e kemi tani, është M-teoria.

Udhëtimi në kohë Çka kanë të përbashkët Marty McFly, Dr. Who dhe Bill e Ted? Ata janë udhëtarë në kohë. Ata ia kanë dalë ta bëjnë të pamundurën dhe ta bëjnë udhëtimin nëpër atë që ne e perceptojmë si kohë. Nuk ka nevojë të thuhet se udhëtimi real në kohë është shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Ja një shembull: Ju ktheheni prapa në kohë dhe e vrisni babanë tuaj. Në teori, ju nuk mund ta vrisni atë, meqë më pas nuk do të lindni ju, për ta vrarë atë. Pra, e komplikuar sa të duash, por disa thonë se nuk është edhe krejt e pamundur. Ka disa shkencëtarë që thonë se mund të udhëtojmë vetëm në të ardhmen, e assesi në të kaluarën, gjë që duket më e logjikshme. FUND

(Kosova Sot Online)