Përbindëshi misterioz i detit zhduk një peshkaqen gjigant

  • 19 maj 2019 - 08:34
Përbindëshi misterioz i detit zhduk një peshkaqen gjigant

P eshkaqeni i shëndoshë, me gjatësi prej 2.7 metrash, ka qenë objekt vëzhgimi i shkencëtarëve, të cilët ishin duke përcjellë lëvizjet e tij përmes një aparature të vendosur në trupin e tij kur papritmas ai ishte zhdukur! Ajo aparaturë ishte vendosur me qëllim të xhirimit të një dokumentari mbi jetën ujore dhe ky lloj peshkaqeni njihet si njëri ndër peshkaqenët më të mëdhenj. Shkencëtarët, përmes kësaj teknologjie, kanë arritur ta përcjellin peshkaqenin për një kohë të gjatë, derisa ai përfundimisht është zhdukur pa gjurmë, duke i habitur të gjithë anëtarët e ekipit, të cilët ishin duke u marrë me këtë studim.

Pas katër muajsh shkencëtarët kishin arritur të gjejnë aparaturën në një plazh të Australisë, rreth katër kilometra larg vendit nga ku ishte zhdukur. Ekipi i shkencëtarëve beson që peshkaqeni është sulmuar nga një krijesë shumë e madhe dhe besojnë që ajo krijesë nuk është parë kurrë më herët. Krijesa, për të cilën shkencëtarët besojnë që e ka ngrënë në tërësi peshkaqenin gjigant, besohet të ketë qenë një krijesë që jeton qindra metra thellë në oqeane dhe që nuk është parë kurrë për arsye që nuk e frekuenton sipërfaqen e oqeanit. 'Kur i kam parë të dhënat e para nga aparatura që ishte vendosur në trupin e peshkaqenit dhe kur e kam kuptuar që krijesa është zhdukur pa shenjë jam tmerruar.

Është më të vërtetë për t'u habitur fakti që për të gjitha këto vite që kemi studiuar jetën ujore nuk kemi arritur të vërejmë një krijesë të tillë', ka thënë Dave Riggs, i cili është i përfshirë në dokumentarin që po prodhohet për këtë krijesë misterioze që ka ngjallur reagime të shumta të shkencëtarëve.

'Pyetja që më ka lindur mua, sikur edhe shumë të tjerëve, është se ku ka mbetur ai peshkaqen, çfarë krijese ka arritur të ha një krijesë tjetër kaq të madhe?!' Deri më tani ka qenë shumë vështirë e imagjinueshme që mund të ekzistojë një krijesë aq e madhe, saqë të hajë në tërësi një peshkaqen kaq të madh.

'Sikur t'i kishte shkaktuar lëndime, apo ta kishte mbytur, do të ishte shumë e kuptueshme, mirëpo të zhduket pa gjurmë një krijesë kaq e madhe është më të vërtetë tronditëse', ka përfunduar producenti i këtij dokumentari. 

(Kosova Sot Online)