Makinat e disa anglezëve pushtohen nga krijesat mbinatyrore

  • 19 maj 2019 - 15:00
Makinat e disa anglezëve pushtohen nga krijesat mbinatyrore

Banorët e një fshati të vogël në Angli kohëve të fundit kanë përjetuar disa ngjarje të pashpjegueshme. Seria e çuditshme e ngjarjeve kishte filluar kur banorët lokalë kishin zbuluar që dyert e makinave mbylleshin vetë.

Në disa raste njerëzit mbylleshin në makinat e tyre në pamundësi për të dalë jashtë, ndërsa në raste të tjera nuk kishin mundësi të futeshin në makina.

Ky problem është shfaqur vetëm në disa pjesë specifike të fshatit, megjithatë më shumë se 30 vozitës kanë raportuar të njëjtat probleme.

379581

Ky fenomen ka marrë dheun dhe ka pasur mendime të ndryshme të ekspertëve dhe disa prej tyre kanë shkuar aq larg saqë kanë thënë që makinat janë të pushtuar nga krijesa mbinatyrore.

(Kosova Sot Online)