E pavetëdijshmja juaj mund të bëjë gjithçka

  • 20 maj 2019 - 10:06
E pavetëdijshmja juaj mund të bëjë gjithçka

Mendja juaj e pavetëdijshme është e kyçur 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, pa marrë parasysh se çka jeni duke bërë. Mendja juaj e pavetëdijshme ua kontrollon trupin. Ju nuk mund ta ndieni këtë proces të heshtur, të brendshëm, duke bërë përpjekje të vetëdijshme. Ju duhet të filloni të përkujdeseni për mendjen tuaj të pavetëdijshme.

Rëndësi vitale ka që mendjen tuaj ta mbani në një gjendje të pritjes vetëm të ngjarjeve të mira dhe ta bëni besnikërinë, dashurinë dhe drejtësinë, mënyrën tuaj tradicionale të të menduarit. Besimi është baza e të pavetëdijshmes. Mos harroni se, në fund të fundit, do të shpërbleheni në bazë të besimit tuaj.

Besimi i fortë lëvizë malet, thonë. Ja një shembull konkret. Një njeri i cili vuante nga kanceri i mushkërive, shkruante rreth metodave të tij të transferimit të mendimeve të shëndetit perfekt në të pavetëdijshmen e tij dy-tri herë në ditë e sjell trupin dhe shpirtin tim në një gjendje të relaksuar, duke përsëritur këto fjalë: “Shputat e këmbëve të mia janë tërësisht të relaksuara, këmbët e mia janë të relaksuara. Tani janë duke mu relaksuar edhe muskujt e barkut.

Zemra ime është duke rrahur në qetësi, frymëmarrjen e kam të qetë dhe të relaksuar. Kokën e kam tërësisht të qetë. Tërë trupin e kam të relaksuar dhe të qetë. Dhe, pas rreth pesë minutash, kur kaloj në një gjendje të përgjumur, gjysmë të fjetur, përsëris: Përsosmëria e planit të Zotit gjen shprehje te unë. Mendja ime e pavetëdijshme është mbushur me mendime të cilat thonë se unë jam tërësisht i shëndoshë. Pamja ime është e panjolla para Zotit”.

Ky njeri ia doli ta shëronte vetveten nga kanceri. Ja disa rekomandime të shkurtra për t’ju ndihmuar që ta përdorni fuqinë tuaj të pavetëdijes dhe të përfitoni sa më shumë nga kjo gjë:

1. Mendja juaj e pavetëdijshme jo vetëm që i kontrollon të gjitha proceset në trup, por po ashtu i di edhe përgjigjet në pyetje të shumta dhe mund të zgjidhë shumë probleme.

2. Para se të shkoni në shtrat, referojuni mendjes tuaj të pavetëdijshme me ndonjë kërkesë specifike dhe shumë shpejt do ta shihni mrekullinë e saj në veprim.

3. Çdo gjë që gjendet në të pavetëdijshmen tuaj, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë te ju në formë të emocioneve, rrethanave dhe ngjarjeve. Për këtë shkak, duhet që për së afërmi të shikoni se cilat mendime dhe ide e qeverisin mendjen tuaj.

4. Të gjitha përvojat vijnë nga dëshirat e paplotësuara. Nëse jeni “fiksuar” te çështjet apo problemet e veçanta, atëherë i tillë do të jetë edhe reagimi i mendjes tuaj të pavetëdijshme.

5. Kur keni ndonjë qëllim a ëndërr të veçantë, përsëriteni këtë deklaratë vazhdimisht: “Besoj se fuqia e të pavetëdijshmes, e cila ma dha këtë dëshirë, do të ma realizojë atë tani”.

6. Stresi, ankthi dhe frika mund ta prishin ritmin e natyrshëm të frymëmarrjes, të të rrahurave të zemrës dhe punës së çdo pjese tjetër të organizmit. Në mendjen tuaj të pavetëdijshme kultivoni mendimet e shëndetit, paqes dhe harmonisë dhe të gjitha funksionet trupore do të bëhen normale.

7. Mbusheni të pavetëdijshmen tuaj me pritje për emocionet dhe përvojat më të mira dhe mendimet tuaja do të bëhen realitet. 8. Imagjinojeni një përfundim pozitiv të problemeve tuaja, ndjejeni në tërësi entuziazmin e asaj që ka ndodhur. Të gjitha fantazitë dhe ndjenjat tuaja janë qartazi të pranueshme nga e pavetëdijshmja juaj dhe më pas implementohen në jetë.

(Kosova Sot Online)