Zbulohet pajisja për leximin e mendjes?

  • 20 maj 2019 - 10:11
Zbulohet pajisja për leximin e mendjes?

S hkencëtarët thonë se janë në gjendje që, thuajse në kohë reale, ta lexojnë memorien e njeriut dhe të shohin se çka është duke menduar aktualisht ai njeri. Me anë të këtij eksperimenti, shkencëtarët ia kanë dalë që të konstatojnë në çfarë këndi qëndron shkopi të cilin e kishin paramenduar studentët, si dhe të parashikonin se cili nga ta kishte memorien e shkurtër më të mirë.

Në këtë eksperiment revolucionar, të bërë në Repartin e psikologjisë dhe Institutin e neurologjisë të Universitetit të Oregonit, shkencëtarët ia kanë dalë që, me anë të EEGsë, ta përcjellin ruajtjen e memories. Këtë e konfirmon edhe Edward Ou, profesori i cili e ka udhëhequr këtë studim.

Nëse valët alfa me të vërtetë janë ato që njerëzve ua mundësojnë të mbajnë mend diçka, atëherë kjo do të mund të na jepte informata edhe rreth kapaciteteve të kufizuara të mendjes njerëzore, thotë profesori Ou.

Derisa, në anën tjetër, nuk mund të mos theksohet se sa i tmerrshëm mund të jetë ky zbulim. Nuk është mirë kur të tjerët e dinë se çka jemi duke menduar, apo jo?

(Kosova Sot Online)