Fantazmat e Shtëpisë së Bardhë

  • 20 maj 2019 - 10:13
Fantazmat e Shtëpisë së Bardhë

Thuhet se fantazma e ish-presidentit Lincoln gjendet ende në Shtëpinë e Bardhë. Ai paraqitet në dhomën ku mbahet shtrati i Lincolnit. Harry Truman një herë kishte dëgjuar trokitje në derë, në orën 3:00 të natës dhe, kur ishte zgjuar, nuk kishte parë askënd. Ai kishte thënë se ishte shpirti i Lincoln-it ai që kishte trokitur.

Thuhet se fantazma e Lincolnit paraqitet në Shtëpinë e Bardhë kur është në rrezik siguria e vendit. Ai endet nëpër korridoret e katit të dytë, rrapëllin dyert dhe rri afër disa dritareve, me duart e kryqëzuara prapa shpine. Një anëtar i stafit të Shtëpisë së Bardhë thotë ta ketë parë Lincolnin duke qëndruar ulur në shtratin e tij dhe duke mbathur çizmet.

Presidenti Harrison kishte angazhuar një truprojë për ta mbrojtur nga hapat misteriozë, që i dëgjonte në korridor. Ai në fund organizoi një seancë me shpirtra, për ta lutur Lincolnin ta linte të qetë.

Një shpirt tjetër që është parë këtu, është edhe ai i Abigail Adamit, derisa një kopshtar thotë të ketë biseduar me shpirtin e Dolly Madisonit, e cila i tha atij që mos i shkulte trëndafilat, të cilët i kishte mbjellë vetë ajo, 100 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)