Alienët ftojnë dëshmitarët që të hyjnë në UFO

  • 22 May 2019 - 08:53
Alienët ftojnë dëshmitarët që të hyjnë në UFO

Lokacioni:

Santa Ana de los Guacaras, Argjentinë Data: 17 mars, 1986;

Koha:

02:00 a.m - 04:00 a.m. Një fermer lokal, Rito Melgarejo, ishte duke u kthyer në shtëpi, kur në një vend shumë afër shtëpisë së tij, vërejti një rreze drite, e cila e ndriçoi papritmas nga prapa.

Më pas ajo dritë i doli përmbi dhe u lëshua në një pellg të madh me ujë. Në gjysmë errësirë, ai pa dy krijesa të ngjashme me njerëzit, të madhësisë së fëmijëve, 6 ose 8-vjeçarë, që dolën nga anija. Dy krijesat e shkurtra më pas ia bënë me dorë dëshmitarit, duke i thënë që të shkonte me ta, të hynte në fluturaken e tyre.

Por, Melgarejo rezistoi dhe u kthye në anën tjetër, duke u larguar me të shpejtë nga UFO-ja dhe alienët. Pas një kohe, ai u kthye prapa, me ç’rast pa se alienët ishin larguar dhe fluturakja ishte ngritur lart në qiell. Ai bëri me dije se, pas këtij incidenti, kishte përjetuar një dhembje të madhe të kokës.

(Kosova Sot Online)