Realizohet teleportimi në 100 kilometra!

  • 22 maj 2019 - 13:24
Realizohet teleportimi në 100 kilometra!

Teleportimi, pa marrë parasysh se kryesisht paraqet një tematikë fantastikeshkencore, në realitet nuk është fiksion, apo ndonjë lajm i ri. Ajo që është e re, është se u realizua një teleportim i suksesshëm në një largësi prej 100 km.

Dy vjet më parë, fizikanët kinezë kishin thyer rekordin në teleportimin kuantik, duke teleportuar me sukses fotonet në një largësi prej 16 kilometrash, por tani këtë rekord e kanë thyer po të njëjtit shkencëtarë – edhe atë shumëfish. Ia kanë dalë që fotonet t’i teleportojnë në një largësi prej 100 kilometrash.

Fizikanët nga Universiteti i shkencës dhe teknologjisë në Shangai kështu ia kanë dalë të lëvizin objektet nga njëri vend te vendi tjetër, pa i zhvendosur ato. Ideja është që nuk teleportohet vetë objekti, por informatat që e përshkruajnë, të cilat barten te një objekt i ngjashëm në largësi, i cili më pas merr identitet të ri.

(Kosova Sot Online)