Janë zbuluar speciet njerëzore që dallonin shumë nga paraardhësit tanë

  • 24 May 2019 - 14:05
Janë zbuluar speciet njerëzore që dallonin shumë nga paraardhësit tanë

Hulumtuesit nga Australia, të udhëhequr nga Darren Curnoe, kanë bërë njërin ndër zbulimet më të mëdha në fushën e antropologjisë në kohën e fundit pasi që kanë ardhur në përfundim që kanë gjetur prova për ekzistencën e një specie njerëzore që ka jetuar para 11.000 viteve përkrah paraardhësve tanë.

Të njohur si 'Njerëzit e kuq të shpellës', këto specie kanë qenë shumë të ngjashme me njerëzit modernë vetëm se kanë pasur disa dallime të theksuara fizike.

Këto specie, ndonëse kanë qenë shumë të ngjashme me njerëzit, kurrë nuk janë shoqëruar me ta dhe kanë zhvilluar stilin e tyre të jetesës, madje, sipas shkencëtarëve australianë, paraardhësit tanë e kanë menduar vetën si shumë më ndryshme nga ta për shkak që trupi i tyre ka qenë i mbuluar i tëri me qime.

(Kosova Sot Online)