Shkencëtarët zgjidhin misterin: Stolitë e Tutankamonit kanë prejardhje jashtëtokësore

  • 24 May 2019 - 17:06
Shkencëtarët zgjidhin misterin: Stolitë e Tutankamonit kanë prejardhje jashtëtokësore

Shkencëtarët australianë kanë zgjidhur enigmën e cila i ka intriguar shkencëtarët tash e më shumë se njëqind vite, transmeton Gazeta Metro.

Ata kanë zbuluar se xhami i zbuluar në stolitë e faraonit egjiptas Tutankamon janë formësuar nën ndikimin e një meteoriti të para nja 20 milionë vitesh.

Rezultatet e studimit janë btuar në revistën “Geology”. Arkeologët merren me prejardhjen e xhamit që nga viti 1922. Dr. Aaron Kavosi nga Qendra për shkenca planetare kozmike “Kurtin” ka hulumtuar grimcat e imëta të mineralit cirkon, të zbuluara në qelqin e verdhë. Analiza ka treguar se në ato grimca janë të pranishme gjurmët e mineralit të rrallë redit, i cili mund të krijohet vetëm me rastin e ndikimit të meteoritit në sipërfaqen e Tokës.

“Kjo është temë e përjetshme e bisedimeve, se a është krijuar qelqi gjatë goditjes së meteoritit, apo gjatë shpërthimit ajror”, ka thënë Kavosi.

“Mirëpo, vetëm goditja e meteoritit krijon valë goditëse, të cilët formojnë minerale të presionit të lartë. Zbulimi i gjurmëve të reditit dëshmon se qelqi është krijuar si rezultat i goditjes së meteoritit”, ka thënë shkencëtari.

(Kosova Sot Online)