Misteret që presin një shpjegim

  • 25 May 2019 - 08:29
Misteret që presin një shpjegim

Gjarpri i Temzës

Më 7 gusht të vitit 1999, policia e Londrës mori më shumë se 36 njoftime rreth një gjarpri të madh, gjigant, në ujërat e Temzës. Ai, sipas përshkrimeve, ishte “të paktën 70 metra i gjatë dhe rreth 5 metra i trashë”. Përkundër të gjithë këtyre dëshmitarëve okularë, askujt nuk i shkoi për dore ta bënte as edhe një fotografi të vetme, apo ndoshta kështu është menduar deri më tani. Fotografi John Collins ishte duke bërë fotografi të Londrës nga ajri, nga një avion privat. Ai nuk kishte vërejtur atë që kishte fotografuar, derisa më vonë i kishte analizuar fotografitë.

UFO-t antikë në Indi

Skulpturat e gurit që paraqesin një “Vimana”, makina fluturuese në Indinë antike (1200 vjet para erës së re). Shumë epe sanskrite, që janë shkruar në Indi më shumë se 2000 vjet më parë, përmbajnë referenca ndaj makinave mistike fluturuese, të quajtura “vimana”. Duke pasur parasysh ngjashmëritë midis “vimanave” dhe UFO-ve, shumë analistë mendojnë se India antike ishte vizituar nga jashtëtokësorët.

Historia sekrete e racës njerëzore

Në këtë kupë të madhe, mund ta shihni një yjësi të qartë, duke përfshirë edhe Orionin dhe yjet e tjera. Dhe, brenda, kupa e madhe është shumë magnetike, kurse nga jashtë, thuajse aspak. Gjeologët janë duke thënë se kjo nuk mund të jetë e vërtetë, meqë nëse një gur ka copëza metali brenda gurit, atëherë ai duhet të jetë magnetik njësoj, në të dyja anët.

Guri misterioz, apo UFO?

Ky gur gjigant, me pjesën e mesme të stolisur sikur me dantellë, vazhdon që ta ndjellë kureshtjen e vizituesve, të cilët vijnë në Virgjinian Perëndimore, respektivisht afër liqenit të Jennings Randolph-it. Janë paraqitur teori të shumta dhe janë bërë spekulime rreth origjinës së këtij objekti, duke filluar nga pohimet se ai ishte një vizatim, i bërë nga njerëzit parahistorik, e deri te mbetjet e lëna nga lëkura e ndonjë zvarraniku antik. Natyrisht, ekziston edhe mundësia që ky objekt të jetë një UFO.

Objekti i Bob White-it

Në vitin 1985, Bob White nga Misuri ofroi dëshmi rreth takimit me një UFO në Kolodaro. Në vitin 1996, White ishte dërguar në laboratorët sekretë në Los Alamos, për t’i analizuar dëshmitë e tij. White tha se zyrtarët atje i kishin thënë që, objekti të cilin e kishte zbuluar, kishte origjinë jashtëtokësore. Por, zyrtarët e këtyre laboratorëve më pas e tërhoqën këtë vlerësim. Bob White ka bërë me sukses testet e poligrafit, me çka dëshmoi se ishte duke e thënë të vërtetën.

(Kosova Sot Online)