A e kemi me të vërtetë mundësinë e “vullnetit të lirë”?

  • 25 May 2019 - 11:59
A e kemi me të vërtetë mundësinë e “vullnetit të lirë”?

Si specie, neve na pëlqen që të mendojmë se veprimet që i ndërmarrim bazohen në vendimet tona dhe se ne e kemi aftësinë e marrjes së vendimeve të pavarura nga faktorët e tjerë. Por, disa të tjerë thonë se edhe vetë shprehja “vullneti i lirë” është një iluzion i madh.

Shkencëtarët nga Qendra për mendjen dhe trurin, pranë Universitetit të Kalifornisë, tash vonë kanë zbuluar se, vendimet që i marrim, në fakt mund të jenë të ndikuara nga aktiviteti i prapaskenës në tru.

“Duket se truri tregon që më parë se çka do të bëjmë, se a do të shkojmë majtas, apo djathtas”, thotë Dr Jesse Bengson.

“Edhe pse qëllimet e vetëdijshme, dëshirat dhe objektivat ndikojnë te vendimet që i marrim në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas parimit shkak-pasojë, atëherë rezultatet e studimit tonë tregojnë se vendimet që i marrim, po ashtu ndikohen nga “zhurma” neuronale brenda çdo minuti të caktuar”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)