A na kanë vlerësuar tanimë alienët si... budallenj?

  • 25 May 2019 - 17:36
A na kanë vlerësuar tanimë alienët si... budallenj?

Astrofizikani Neil DeGrasse Tyson ka thënë se mund të ndodhë që të jemi në një epokë pas kontaktit me alienët. Në një intervistë, ai përmend një mundësi e cila disi nuk na pëlqen, nuk mund të na pëlqejë. Koncepti i tij përqendrohet rreth faktit se, kur flitet për jetën “inteligjente” në gjithësi, ne jemi bazuar vetëm duke u nisur nga inteligjenca jonë.

“Frika ime më e madhe është se ne, tanimë jemi vizituar nga alienët, por ata kanë vendosur që të mos kontaktojnë me ne, meqë kanë konstatuar se, në Tokë, nuk ka shenja inteligjente të jetës inteligjente”, thotë ai. Ka kohë që është spekuluar se të kuptuarit tonë të Gjithësisë mund të jetë tejet i limituar nga aftësitë tona perceptuese. Ndoshta për alienët ne nuk dukemi më inteligjent sesa insektet.

(Kosova Sot Online)