Dy qen misteriozë terrorizojnë ontarion

  • 27 May 2019 - 08:25
Dy qen misteriozë terrorizojnë ontarion

Dy qen shumë të frikshëm, të paparë më herët, i kanë sulmuar policinë dhe popullsinë lokale në Ontario. Autoritetet regjionale janë përpjekur për t’i gjetur dhe kapur kafshët, mirëpo përpjekjet e tyre kanë rezultuar të pasuksesshme.

Dy femra janë kafshuar nga qentë, ndërsa një banor lokal ka arritur të shpëtojë, vetëm pasi që është ngjitur në një lis. Disa banorë të tjerë kanë ikur me vrap në drejtim të tyre, pasi që janë ballafaquar me, ashtu siç i kanë quajtur, ‘krijesat e frikshme misterioze’.

Më vonë gjatë ditës, një oficer policie kishte arritur ta qëllonte njërin prej qenve, megjithatë ai kishte arritur të ikte. Autoritetet thonë që qentë mund të jenë pastorë gjermanë apo shumë të ngjashëm, mirëpo njerëzit, që kanë pasur eksperienca të drejtpërdrejta, kanë thënë që këta lloj qensh nuk janë parë kurrë më herët.

(Kosova Sot Online)