Kush është amerikania me aftësi të jashtëzakonshme?

  • 02 June 2019 - 15:28
Kush është amerikania me aftësi të jashtëzakonshme?

Ajo heton raste të ndryshme, duke përfshirë edhe personat e zhdukur Disa nga ne mund të jenë skeptikë rreth pohimeve të njerëzve që insistojnë se posedojnë aftësi të veçanta psikike, por një amerikane, ishbanore e lokalitetit Rojal Oak, Kelle Sutliff, e cila punon si në nivelin nacional, po ashtu edhe në atë internacional, mundohet që t’i bindë dyshuesit. Rasti më i njohur Gjatë karrierës së saj, Sutliff ka punuar me Universitetin e Bostonit rreth rastit “të ftohtë” Grupi Kolektiv, me ç’rast ia ka dalë që t’i gjente kufomat e njerëzve të zhdukur. Sipas mediave, Sutliff pati një vizion të Joann Matouk Romain, një gruaje 55-vjeçare, e cila u bë e njohur pasi që thuhej se u mbyt në liqenin Senkler në vitin 2010. Michelle Romain, e bija e saj, mendonte se e ëma e saj nuk kishte bërë vetëvrasje, por se ishte mbytur nga dikush tjetër. Sutliff më pas tha se, një mbrëmje, derisa burri i saj ishte në një udhëtim zyrtar, kishte parë shpirtin e një gruaje. Të njëjtën mbrëmje familja e gruas së zhdukur i telefonuan Sutliff-it, duke konfirmuar se, gruaja që ajo kishte parë, ishte Joann. Sutliff i kishte thënë Michelle-s: “Trupi i nënës tuaj është zhvendosur dhe ju do ta gjeni atë në pranverë. E shoh një peshkatar dhe një urë, nga ku është hedhur trupi i saj”.

Shtatëdhjetë ditë pas vdekjes së Joann-ës, në mars, Sutliff mori një thirrje telefonike nga Michelle, e cila ia konfirmonte se ishte gjetur kufoma e nënës së saj në lumin Detroit, afër Kanadasë. Respekti ndaj familjarëve Ky është njëri ndër rastet më të njohura në të cilat ka punuar ajo. Sutliff thotë se nuk mund të flasë për rastet e tjera, në shenjë respekti për familjarët e viktimave. Sutliff aktualisht jeton në Boston dhe këtë javë do ta promovojë librin e saj të ri, “Listen UP! The Other Side is Talking”.

Talentin e zbuloi herët Sutliff tash e 14 vjet që ushtron aktivitetin e “mediumit”, por talentin e kishte zbuluar në moshën 9 vjeçare, kur gjyshja i ishte paraqitur në ëndërr. “Ëndrra ime ishte shumë e gjallë”, thotë Sutliff. “Mund të tregoja në hollësi se çka kishte veshur. Gjyshja ma dha një mesazh specifik për nënën. Unë mendoja se kjo ishte normale. Mendoja se të gjithë mund të bënin dhe shihnin atë që shihja unë”. Me t’u moshuar, Sutliff filloi ta fshehte talentin e saj. Bile, ajo në një periudhë mundohej ta ndrydhte talentin e saj, meqë ishte e zënë duke rritur tre fëmijët e saj. Më pas, ajo u trajnua me ekspertë në Angli, Skoci dhe Irlandë, për ta shfrytëzuar talentin sa më mirë. Sutliff po ashtu është udhëheqëse e emisionit “Psychic Cup of Coffee”, i cili transmetohet në radio. Nëpërmes valëve të radios ajo iu ofron ngushëllim dhe frymëzim njerëzve të pikëlluar për humbjen e më të dashurve të tyre. Aktualisht ajo është duke shkruar një libër të ri, “Alchemy of Teenager”, një udhëzues për adoleshentët, sesi ta përdorin intuitën e tyre.  

(Kosova Sot Online)