Historia e Holandezit Fluturues që ende i frikëson marinarët

  • 03 June 2019 - 08:42
Historia e Holandezit Fluturues që ende i frikëson marinarët

Holandezi Fluturues është një anije fantazmë që nuk mundet asnjëherë që të zbarkojë në tokë dhe është i mallkuar që të udhëtojë nëpër oqeane përgjithmonë.

Miti ka si pikënisje shekullin e 16’të në gojëdhënat e marinarëve holandezë që atë kohë kishte ndër flotat më të mëdha detare në botë.

Së pari është shkruar për të në vitin 1790 nga John MacDonald në veprën Udhëtimet në pjesë të ndryshme të Europës, Azisë dhe Afrikës gjatë një periudhe tridhjetë vjeçare.

“Kishte stuhi të mëdha dhe marinarët thanë që ata panë Holandezin. Storia është se Ai erdhi në Kep në kohë të vështira dhe me stuhi. Ai dëshiron që të futet në port por nuk mundet pasi nuk kishte pilot dhe kështu humbi që nga ajo kohë dhe vizioni i tij paraqitet në kohë të stuhi”

Gjorgj Barrington poashtu i referohet në veprën e tij Një udhëtim në Uellsin e Ri të Jugut në vitin 1795.

“Kisha dëgjuar për supersticione të marinarëve që respektonin traditat në maksimum, por asnjëherë nuk u jepa rëndësi. Në ndërrimin e natës disa nga marinarët panë, apo imagjinuan se panë, një anije që qëndronte para tyre në një velë, dhe dukej se ajo do i shtypte. Njëri posaqërisht ma konfirmoi se ishte po ajo anije që ishte zhdukur në stuhi në Kepin e Shpresës së Mirë. Ajo u zhduk në re të zeza. Asgjë nuk mund ta largonte nga mendja e marinarëve se e kishin parë po atë, Holandezin Fluturues”

Ka pasur po ashtu edhe shumë raportime të tjera se ko anije është parë gjatë shekullit të 19 dhe 20. Një nga emrat më prominentë që thotë se e ka parë është Princi Gjorgj i Uellsit. Më vonë ai u bë mbreti Gjerrgje i pesti. Ai ishte në një udhëtim tre vjeçar në vitet e tij të adoleshencës me vëllaun e tij.

“11 korrik. Ora 4 e mëngjesit. Holandezi fluturues sapo na kaloi përballë. Një dritë e çuditshme e kuqe si e një fantazme rrinte ndezur në anije. Në mes të direkut dhe velave në një distancë prej 300 metrave ajo qëndronte e fuqishme deri sa u afrua portit, ku poashtu edhe oficerët e panë. Edhe rojet të cilat vrapuan në farin e afërt që të e shihnin më mirë por që u zhduk sapo ata arritën aty”

Shkencëtarët thonë se ndoshta shpjegimi më i mirë është Fata Morgana apo një imazh superior që shihet në det. Gjithashtu edhe një efekt tjetër mund të jetë kur rrezet binë përmbi shi dhe krijojnë imazhe të shtrembëruara për syrin e njeriut.

Holandezi Fluturues raportohet edhe në ditët e stome nga marinarë nga e gjithë bota. Ajo tanimë është një legjendë e cila është shfaqur në shumë filma dhe libra. Piratët e Karaibeve tregojnë këtë anije në të gjitha pjesët e filmit.

(Kosova Sot Online)