Në asteroidin RQ36k shihet një piramidë e alienëve

  • 03 June 2019 - 11:29
Në asteroidin RQ36k shihet një piramidë e alienëve

Aështë gjetur një piramidë në asteroidin RQ 36k? Disa kërkues shkencorë të UFO-ve mendojnë se po. Scott Waring, autor i “UFO Sightings Daily”, thotë: “Kur e shikoni për herë të parë këtë asteroid, ai duket si një gur i rëndomtë në gjithësi, por me një të shikuar më të vëmendshëm, do të shihni se ai është – i banueshëm. Në këtë asteroid gjendet edhe një piramidë e zezë”. Ai shton më pas se strukturat e alienëve janë të tri llojeve: të hirta metalike, të zeza dhe të bardha, si të qeramikës. Zbulimi më i ri është meritë e shkencëtarëve indianë dhe laboratorëve ISRO. Detaji i kësaj piramide është fantastik dhe, në të, shihen edhe dy struktura drejtkëndëshe. Waring thotë se ky asteroid me gjasë përdoret nga alienët si stacion hapësinor. Sido që të jetë, pritet të shihet se a do të konfirmohet ky zbulim edhe nga astronomët e tjerë. 

(Kosova Sot Online)