Katër zbulime të mahnitshme shkencore, me të cilat nuk dimë çka të bëjmë

  • 03 qershor 2019 - 16:41
Katër zbulime të mahnitshme shkencore, me të cilat nuk dimë çka të bëjmë

Vetitë mahnitëse të materialit

Në janar, një ekip fizikanësh nga “Rutgers” dhe “MIT” publikuan një punim ku përshkruanin vetitë e reja të materies. Derisa ishin duke eksperimentuar me një kompleks super të ftohur të uraniumit, URu2Si2, ata gjetën se ai thyen diçka që quhet simetria e kthimit të kohës. Simetria në fjalë tregon se lëvizja e grimcave duket e njëjtë duke shkuar përpara dhe prapa në kohë: magnetet e thyejnë këtë, për shkak se nëse e ktheni kohën mbrapshtë, atëherë fusha magnetike e prodhuar nga ata, ndikon në ndryshimin e drejtimit. Duhet ta ktheni kohën dy herë për t’i kthyer ato në gjendjen origjinale. Por, materiali i ri e thyen dy herë simetrinë e kthimit të kohës, gjë që d.m.th. se duhet që koha të kthehet prapa.

Gjithësia peshon më pak sesa që kemi menduar

Kur shkencëtarët më të mirë të botës vendosën të bashkoheshin dhe ta matnin peshën e universit viteve 1970, ata i kishin vënë vetes një detyrë të vështirë. Duke përdorur njohuritë më të mira të tyre rreth gravitetit dhe dinamikës së galaktikave, ata dolën me një përgjigje, e cila, për fat të keq, parashikonte që universi ynë duhej të shkatërrohej. Pasi që menduan mirë e mirë, ata më pas dolën me mendimin se duhej të kishte materie tjetër. Kjo materie tani quhet materia e zezë. Problemi i vetëm është se gjatë këtyre 40 vjetëve, askush nuk e ka konfirmuar ekzistencën e saj.

Temperaturat nën zeron absolute

Dikur të gjithë shkencëtarët pajtoheshin se ishte e pamundur që të arrihej një temperaturë më e ulët se zeroja absolute. Por, në fund të vitit të kaluar, një ekip shkencëtarësh nga Instituti “Max-Planck” në Gjermani, e hodhën poshtë këtë teori, duke ftohur një re atomesh të gazit nën temperaturën ?273.15°C. Por, deri tani atyre nuk u ka rënë në mend asgjë e dobishme, që do të mund të bënin me këto grimca të ngrira.

Fuzioni i ftohtë

Në vitin 1989, një çift shkencëtarësh, Fleischmann dhe Pons, dolën me deklaratën se kishin vërejtur me sukses fuzionin bërthamor në temperaturë të dhomës. Menjëherë ky zbulim u përshëndet nga e mbarë bota shkencore, meqë ofronte mundësinë e transformimit të prodhimit të energjisë në mbarë botën. Por, për fat të keq, eksperimentet e tyre nuk mundën më që të përsëriteshin. Sido që të jetë, shkencëtarët në fjalë frymëzuan të tjerët që të studiojnë më në thellësi fuzionin e ftohtë. Del se, të paktën në teori, një gjë e tillë është e mundshme. Në mënyrë që dy atome të bashkohen, ata duhet të ofrohen mjaft afër, sa që ta tejkalojnë refuzimin e tyre elektrik, i cili shkaktohet nga retë e elektroneve që sillen rreth tyre. 

(Kosova Sot Online)