Fantazma në çajtore!

  • 04 qershor 2019 - 08:20
Fantazma në çajtore!

Një pronar i kafenesë ka thirrur “gjuetarët e fantazmave”, pasi që në kamerën e tij të sigurisë ka parë një fantazmë. Dan Clifford ishte rrëqethur i tëri derisa kishte kontrolluar incizimet e kamerave, pasi që kishte parë një fantazmë afër një tavoline për dy persona.

Ai u konsultua me disa specialistë të fantazmave, të cilët i thanë se hija që shihet në incizime është shpirti i ndonjë gruaje dhe se këto incizime janë më bindëset që ata kanë parë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Dan, 35 vjeç, thotë: “Kur pashë për herë të parë hijen duke lëvizur, u shtanga nga tmerri. Mendoja se mos ishte ndonjë hajn, por kur shikova më për së afërmi, pashë se nuk bëhej fjalë për një krijesë njerëzore”. Ai më pas thotë se, gjatë muajve të fundit, të gjithë pjesëtarët e stafit kishin përjetuar ndjenja të çuditshme.

(Kosova Sot Online)