Astronauti buzz aldrin: "kam parë një ufo derisa shkonim në hënë"

  • 05 June 2019 - 08:31
Astronauti buzz aldrin:

Edwin Buzz Aldrin (84 vjeç) ka marrë pjesë në sesionin "ask me anything" (më pyet çka të duash) të portalit "Reddit", ku ka zbuluar se, gjatë fluturimit për në Hënë, kishte parë diçka që mund ta përshkruajë si Objekt të paidentifikuar fluturues (UFO), por nuk ka dashur të spekulojë a kishte ai objekt prejardhje jashtëtokësore. "Shikoja nga dritarja një dritë e cila lëvizte krahas nesh. Ka shumë shpjegime rreth asaj se çka ka mundur të ishte ajo", thotë Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë. Ai në fakt tha se ishin katër objekte që i kishte parë, nga të cilët drita e diellit reflektohej në një mënyrë të ndryshme. Ai thotë se ato mund të ishin copa të fluturakeve të vjetra, apo objekte gjithësie të ndonjë shteti tjetër. Ai nuk ka dashur të spekulojë më shumë, por ka thënë se ka mundësi që jashtëtokësorët të ekzistojnë me të vërtetë.

(Kosova Sot Online)