Paraqiten dy rrathë mahnitës misteriozë në ara

  • 05 qershor 2019 - 09:48
Paraqiten dy rrathë mahnitës misteriozë në ara

Rrathët misteriozë që paraqiten në ara, nuk janë dukuri e re. Është folur shumë rreth tyre, ku për disa është parë se me të vërtetë janë vepër e njeriut, pra janë false. Por, për shumë të tjerë, misteri vazhdon. Në rrathët për të cilët mendohet se janë realë, ka disa fenomene që të bëjnë ta besosh këtë. Aty mund të mos funksionojnë aparatet elektronike, mund të shërohen sëmundje, etj. Shpesh rrathët e tillë paraqiten në vendet antike të magnetizuara, ku kanë ekzistuar dikur rrathë të gurit, apo vende të tjera të shenjta. Deri tani në mbarë botën janë paraqitur rreth 10.000 struktura të tilla dhe struktura e tyre anormale vazhdon që të mbetet vështirë e imitueshme. Bari dhe bimët e tjera shtypen me kujdes të madh, thuajse të padëmtuara, gjë që është vështirë, apo e pamundur ta bëjë dora e njeriut. 

(Kosova Sot Online)