A jeni duke jetuar në një shtëpi të pushtuar nga djajtë?

  • 05 qershor 2019 - 15:37
A jeni duke jetuar në një shtëpi të pushtuar nga djajtë?

Nuk është aspak e lehtë të jetohet në një shtëpi të tillë 

P ër fat të mirë, pastrimi i shtëpisë suaj nga ndonjë aktivitet paranormal mund të jetë relativisht e lehtë, sikur që tregon edhe ky shkrim. Me një ndjenjë të aventurës dhe me mjetet adekuate, me gjasë nuk do të keni nevojë për ndihmë profesionale. Së pari duhet t'i dini shenjat e sigurta se shtëpia juaj është e pushtuar, e më pas duhet të dini sesi ta çlironi atë.

Zhurmat e pashpjegueshme Ajo zhurmë e gërvishtjes gjatë natës mund të jetë zëri i një ish-banori të asaj shtëpie, i cili ka kohë që ka vdekur, apo mund të jetë zhurma e degëve, që fërkohen për kulmi. Pritni deri sa të zbardhë drita për ta hequr çdo degë që mund ta shkaktojë këtë problem. Kërcitjet mund të vijnë nga përtej varrit, apo mund të jenë shenjë e ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë. Shtëpitë e vjetra janë sidomos të prira që të zgjerohen dhe tkurren me ndryshimin e rrethanave atmosferike. Nëse zhurma është më shumë e lehtë, hulumtoni mundësinë e pranisë së minjve. Nëse vëreni kakërdhia, atëherë dihet, keni vizitorë të vegjël brejtës.

Dyert që vetë hapen dhe mbyllen Mund të shqetësoheni shumë nëse shihni një derë të hapur edhe pse mund të bëni be se sapo e keni mbyllur atë. Por, edhe kjo mund ta ketë një shpjegim praktik. Dyert e vjetruara, apo që nuk përputhen mirë, mund të mos mbyllen edhe kur ju "i mbyllni" dhe, më pas, si rezultat i rrymimit të ajrit, të hapen edhe më shumë. Nëse doni që të flini rehat, atëherë thirreni një zdrukthëtar, para se t'i thërrisni ekzorcistët. Do t'ju kushtojë më lehtë dhe fqinjët nuk do të qeshin me ju.

Dritat që ndizen dhe fiken vetë Asgjë nuk mund t'ju frikësojë më shumë sesa kjo. Por, para se ta blini një tabelë "Ouija" për të komunikuar me të vdekurit, do të ishte e udhës ta thërrisnit elektricistin. Mos provoni vetë të bëni asgjë, meqë një gjë e tillë mund të jetë pastaj gjëja e fundit që do ta bëni në jetë.

"Dushi" i ftohtë Nëse kur kaloni në vende të caktuara të shtëpisë tuaj, ndieni një rrëqethje të ftohtë që iu kalon nëpër shpinë, atëherë është "shkuja" e famshme, apo rrymimi i ajrit. Një teknikë është që ta mbani një qiri të ndezur afër dritareve, gjatë një dite me erë. Nëse ajri depërton nga ku nuk do të duhej, atëherë do të dridhet apo edhe fiket flaka e qiririt. Ndërrojeni dritaren, apo, të paktën, qitni perde të trasha. Nëse bëhet fjalë për mure, atëherë duhet ta izoloni shtëpinë.

Ndjenja se po ju këqyr dikush Sikur që Joseph Heller ka shkruar më parë, vetëm pse jeni paranoidë nuk d.m.th. se askush nuk ju përcjell. Nëse ndiheni sikur ju shikon dikush, kontrollojeni shtëpinë për të parë mos ka kamera të fshehta. Nuk gjetët asgjë? Atëherë, megjithatë, shkoni te psikiatri. Nuk është marre!  

(Kosova Sot Online)