Teoritë se zbritja në Hënë nuk ka ndodhur

  • 06 June 2019 - 08:27
Teoritë se zbritja në Hënë nuk ka ndodhur

Shumë konspiracistë kanë sjellë teori që zbritja në Hënë nuk ka ndodhur fare. Ata thonë se NASA dhe zyrtarët e saj kanë gënjyer, apo se aterrimet kanë ndodhur por jo në mënyrën se si tregohet. Konspiracistët janë fokusuar në gabimet që i kanë gjetur ata në xhirimet dhe të dhënat historike.

Disa thonë se teknologjia e asaj kohe nuk ka qenë aq e përparuar atë kohë që të ndodhte udhëtimi në Hënë.

Skeptikët e zbritjes në Hënë fokusohen në fotot e NASA. Ata tregojnë çuditë në foto dhe filma të bëra në Hënë. Ekspertët e fotografisë nga NASA tregojnë që këto çudi duhet të ekzistojnë marrë parasysh se çfarë gjendje ekziston në Hënë.

Në disa foto fokusi duket që është prapa objekteve. Spektikët përdorin këtë argument si provë që zbritja nuk ka ekzistuar.

Kualiteti i fotografive poashtu është shumë i madh. NASA ka bërë mijëra foto por ka zgjedhur vetëm ato më të mirat.

Fakt tjetër përmendet edhe që asnjë yll nuk shfaqet në foto. Astronautët kishin deklaruar vetë se nuk iu kujtohet nëse kishin parë yje në hapësirë. Konspiracistët pretendojnë se NASA vetë ka zgjedhur që të mos vendos yje në foto. Kështu do ishte e vështirë të determinohej nëse fotot ishin bërë nga Toka apo Hëna, duke identifikuar ato dhe krahasuar pozitën e tyre shumë lehtë mund të gjendej vendi ku janë bërë fotot dhe do vërtetohej se zbritja nuk ka ndodhur.

Pikë tjetër e tyre është se këndi dhe ngjyra e hijeve janë jo konsistene. Kjo do të thotë se drita artificiale janë përdorur. Kjo teori vazhdon ende sot dhe është vështirë që të hidhet poshtë.

Prapavija në foto është identike, që sipas të dhënave ato duhej të ishin bërë me milje larg nga njëra tjetra. Kjo lë të kuptohet se një prapavijë është vendosur dhe ka mundësi që të jetë e ngjyrosur.

Numri i fotove është shumë i madh, gati një në çdo 50 sekonda. Ato përmbajnë artifakte që duken sikur ato që përdoren në studiot hollivudiane.

Arsye tjetër që skeptikët dyshojnë që kjo ka ndodhur është për ambientin që ekziston në Hënë. Nuk ka mundësi që astronautët të kenë mbijetuar në aso radiacioni thonë disa teoricientë.

Poashtu edhe kamerat mund të jenë mjegulluar nga radiacioni. Sipërfaqja e Hënës gjatë ditës është aq e nxehtë sa që kamera ish dashur të shkrihej. Stafi i Apollo 16 kishte udhëtuar gjatë ditës në një pjesë ku dielli do përcëllonte.

Fakti më i fortë është se flamuri në sipërfaqe valvitej përkundër se nuk erë në Hënë. Kjo sugjeron se ishte filmuar në Tokë dhe ishte e gjitha një mashtrim.

Mashtrimi shpjegohet nga teoricientët si mundësi e amerikanëve që të mposhtin sovjetikët në garën për hapësirën, dhe kështu më vonë dërgoi Ish-Bashkimin Sovjetik në shkatërrim.

(Kosova Sot Online)